Nga të dhënat e marra nga raporti i Bankës së Shqipërisë rezulton se gjatë vitit që lamë pas janë evidentuar rreth 200 raste më shumë të pastrimit të parave. Ndonëse vetë institucioni propozoi ndryshime në rregullore “Për parandalimin e pastrimit te parave”, numri i rasteve të evidentuara vijoj të ishte shumë i lartë. Vetë institucioni pranon mangësitë që ekzistojnë në sistem të cilat kanë bërë të mundur rritjen e rasteve të tentativave të pastrimit të parave.
Sipas BSH, vetë institucioni duhet të zgjeroj fokusin e kontrollit të brendshëm për identifikimin e rasteve të dyshimta. Edhe procesi i monitorimit nuk shfaq rezultatet e kërkuara, duke mos vepruar në kohë dhe duke mos bërë në fund të procesit identifikimin e pronarit përfitues në mënyrë që ndaj tij të merren të gjitha masat ligjore.
/Shqiptarja.com