Në 80-vjetorin e lindjes së 
Akademik Rexhep Qosjes

Në 80-vjetorin e lindjes së <br />Akademik Rexhep Qosjes
Këtu e një vit më parë, në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Prishtinë, edicioni i gjashtë i tij, organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, e posaçërisht kryetarja poetja Dr.Flora Brovina, ku unë isha i ftuar për të kumtuar një temë që aktualisht nuk po gjen zgjidhje në aktualitetin shqiptar, pata fatin të takoj dhe të bisedoj disa çaste me Prof.Dr.Rexhep Qosja,akademik dhe “Nder i Kombit”,në ditën e parë të Festivalit në sallën e konferencave ku mbaheshin kumtesat në fjalë.

Shkrimtarët dhe poetët patën mundësi të lexojnë para të pranishmëve temat e konkuruara, ku spikatën emra të njohur të kulturës dhe letrave shqipe. Festivali Ndërkombëtar i Poezisë hapi siparin me sesionin letrar me temën “Statusi i shkrimtarit sot”, ku nga juria profesionale ishin përzgjedhur 7 kumtues për të referuar.

I pari që e mori fjalën ishte akademik Rexhep Qosja, Nder i Kombit. Akademik Qosja, pos të tjerash, veçoi se kohëve të fundit, sipas statistikave, ka rënë dukshëm numri i lexuesve e si pasojë ka rënë edhe trajtimi i shkrimtarëve. Ai gjithashtu përmendi faktin që mjetet që dhurohen për kulturë në vendin tonë janë më të paktat në rajon. Sipas Qosjes, një numër i madh i shkrimtarëve paguajnë vetë për botime të veprave e ky fakt, sipas tij, nuk kishte ndodhur dikur. Para të pranishmëve të shumtë, ai kujtoi vendosjen e bustit, siç e quajti ai të “babait të kombit tonë” Ismail Qemalit.

Ai tha se në këtë manifestim të rëndësishëm nuk kishte parë asnjë intelektual, kishte politikanë, mirëpo asnjë shkrimtar nuk ishte i pranishëm. Ai tha se sa e sa vargje e sa e sa shkrime i janë kushtuar Ismail Qemalit nga shkrimtarët e poetët. “Ne sot flasim për një përfytyrim jo të mirë të shqiptarëve në Evropë dhe në botë, përdorim atëfjalën imazh, imazhi i shqiptarëve nuk është i mirë në botë.

Mirëpo, si do ta përmirësojmë ne, me çka do ta përmirësojmë këtë mendim për shqiptarët. Ekonomi s’kemi bërë që të ndikojmë dhe nuk do të kemi gjasë në asnjë lëmi, e tëra që mund të bëjmë është letërsia, kinematografia, muzika, piktura, skulptura, arkitektura. Unë dua t’ju them se ambasadat e disa prej shteteve të ish-Jugosllavisë botojnë revista letrare dhe kulturore në Evropë.

Pra, ambasada boton revista letrare dhe kulturore në përgjithësi. Shkrimtari në përgjithësi është i shpërfillur. Pozita e tij shoqërore dhe institucionale nuk është përkatëse me punën dhe rëndësinë e punës që bën ai, duke treguar se letërsia nuk e ka më rëndësinë shoqërore, kulturore e kombëtare që kishte dikur,mbylli kumtesën e tij Akademik Rexhep Qosja,i cili gjatë u duartrokit nga të pranishmit.

Kumtesa ime kishte të bënte me çensurën më të egër që sot krijuesin i pengon të botojnë veprat e tyre,çensura financiare. Në këtë turbullirë kohërash që kalojmë,theksova në kumtesën time,shpesh herë lexuesi i thjeshtë ngelet i befasuar se si ka mundësi që edhe pas kaq vitesh,shkrimtarët nuk kanë gjetur vetveten,nuk kanë zënë vendin që meritojnë në një shoqëri të civilizuar e pa censurë.

Por për ironi të fatit,ende ekziston censura e egër,censura financiare në krijimtarinë letrare.Sot shkrimtarët janë shtresa më e varfër dhe më e pambrojtur në realitetin shqiptar.Për sa kohë shteti dhe politika mban qëndrim të njëanshëm ndaj shkrimtarëve,kultura shqiptare do të ketë vështirësi të bëjë përpara,sepse letërsia si art i të shkruarit është shpirti,zemra dhe truri i kombit.

Askush s’ua qan hallin këtyre “hamejve” të integrimit kulturor,zhvillimit dhe prosperitetit kombëtar.Zhvillohen lloj-lloj aktivitetesh kulturore,show nga këngëtarë të njohiur e të panjohur,vërshejnë sponsorizimet edhe nga institucionet e shtetit,por askush nuk kujtohet për veprën e një shkrimtari në pension për t’ia botuar dhe përuruar atë.Por kujtohemi tepër vonë,kur ai e ka lënë këtë botë.Kështu ka ndodhur me Frederik Rreshpjen,Piro Kuqin,Minush Jeron,etj.,etj.

Gjatë kohës që lexoja kumtesën,Akadmik Qosja më ndoqi me shumë vëmendje, e në fund kur po dilnim,ma bëri me dorë,u përqafuam dhe biseduam disa minuta.Ai pasi komplimentoi për diskutimin tim,vlerësoi shumë Tropojën dhe tropojasit dhe veçanarisht Tropojën Fshat, e cila e ka shpallur “Qytetar Nderi”.Deshira për të ardhur në Malësinë e Gjakovës është e madhe,tha ai ,por do ta realzoj këtë ëndërr,pasi Vuthajt,vendlindja ime janë të lidhur ndërmjet veti me Tropojën.

E një foto si kujtim,ishte takimi i pare,por jo i fundit me Akademikun dhe “Nder i Kombit”,Rexhep Qosja ,i cili sot ka 80 vjetorin e lindjes.

E siç shprehet një idhull i tij në rrjetet sociale,po mbyll edhe unë këto radhë urimi me fjalët e tij domethënëse:

“Te paçim me jetë të gjatë edhe vite e vite,jeto i lumtur, se na shërbeve me dituri e do na trashëgosh vlera të mëdha letrare,historike kombëtare dhe filozofiko- politike e qeveritare. Të paçim për jetë!”

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ralf Rangnick i thotë 'jo' Bayern Munich! Tre trajnerë refuzojnë bavarezët

Ralf Rangnick i thotë 'jo' Bayern Munich! Tre trajnerë refuzojnë bavarezët