Në vitin 2016, sistemi bankar shqiptar ka arritur të ketë më shumë depozita në euro, sesa në monedhën vendase, për herë të parë në historinë e tij.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë (që publikoi të dhënat për dhjetorin dhe janarin) në janar të vitit 2017, stoku i depozitave në valutë (kryesisht euro) arriti në 531 miliardë lekë, me një rritje prej 6.6% me bazë vjetore.
Ndryshe nga valuta, kursimet në monedhën vendase ranë me gati 1% me bazë vjetore, duke arritur në 482 miliardë lekë.
Në një ekonomi, ku monedha kombëtare është leku, depozitat në valutë në janar arritën në 52.4% të totalit. Por bankat e kanë frenuar kredidhënien në valutë, stoku i së cilës po bie vazhdimisht.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com