Në BE veprojnë 3600 organizata
kriminale,ku punojnë 880 mijë vetë

BERLIN - Brenda hapësirës së shteteve që përbëjnë Bashkimin Evropian veprojnë 3600 organizata kriminele ndërkombëtare. Në këtë përfundim ka ardhur revista prestigjioze gjermane “Der Spiegel”, e cila u referohet të dhënave nga një komision special i Parlamentit Evropian.

Sipas këtyre të dhënave, organizatat e përmendura u shkaktojnë dëme ekonomive respektive marrë së bashku në shuma që kalojnë numrat treshifrorë në miliarda euro.

Më tej vlerësohet se brenda BE-së punojnë 880 mijë punëtorë skllevër nën kërbaçin e kriminelëve, thuhet në një raport  për vitin 2012 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), të cilit i referohet “Der Spiegel”. Me punë të detyruar ILO kupton secilën trajtë të punës të cilën njerëzit e kryejnë pa vullnet dhe nën kërcënim të ndëshkimit.

Vetëm përmes trafikimit të qenieve njerëzore organizatat e përmendura realizojnë profit prej rreth 25 miliardë erosh në vit, citon “Der Spiegel” deputetin evropian Salvatore Lacolino.

Ndërsa përmes Cyber - kriminalitetit realizohet madje një profit prej 290 miliardë eurosh. 18 deri 26 miliardë euro është shuma e parave  të fituara nga tregtia me organe të trupit dhe me kafshë të egra.

Ndërsa dëmet që shkaktohen nga korrupsioni në gjithë BE-në, sipas komisionit të përmendura mbërrijnë në 120 miliardë euro në vit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion