Një rrugicë e re në Tiranë, e sapoasfaltuar (tregues i punës që po bëhet në përmirësimin e infrastrukturës) u përskuq nga gjaku i një gruaje që humbi jetën dhe vajzës së saj që u plagos. Vrasësit ishin dy adoleshentë dhe qëllimi i tyre ishte tu grabisnin varëset që kishin në qafë gruaja dhe vajza e saj. Nëse ky do të kishte qenë një rast i shkëputur, ai do të meritonte vetëm dy rreshta lajm. Por për fat të keq ky nuk është i shkëptur, nuk është i vetëm, por është kaq i përhapur, është bërë kaq i rrezikshëm, dhe është kaq alarmant sa meriton të ulërijmë tërë ditën e tërë natën. Krimi i bandave të adoleshentëve është në lulëzimin e tij. Ata janë bërë tmerri i rrugicave, natën dhe ditën, në Tiranë por edhe qytete të tjera. Kryesisht banorë të zonave informale që kanë zbarkuar perfierive të kryeqytetit dhe qyteteve të tjera, ata janë bërë sot si bandat e Çikagos së shekullit të 19-të.
Situata kriminale në rritje nuk është thjeshtë një fenomen kriminal. Ajo është së pari një problem i madh social që nuk duhet kërkuar thjeshtë tek mungesa e rendit, por tek degradimi dhe degjenerimi i një brezi të tërë, i cili për fat të keq nuk po merr asnjë lloj vëmendjeje. Eshtë një ushtri e tërë të rinjsh dhe adoleshentësh sot që nuk kanë arsimim të mjaftueshëm për tu orientuar në jetë. Ata nuk kanë një profesion për të punuar në një fushë të caktuar. Ata janë rritur me prindër që punonin e punojnë në Greqi e Itali e që ktheheshin në shtëpi një herë në vit, për të përmbushur qëllimin e vetëm të jetës, ndërtimin e një shtëpie të re, pa pyetur se ku janë, çfarë bëjnë dhe me se merren fëmijët e tyre. Injorantë dhe të parasimuar ata jetojnë në një epokë “moderne”, e cila i ka bërë ta përbuzim punën e rëndomtë, më të cilën përballeshin bashkëmoshatarët e tyre në kohën e komunizmit. Ata jetojnë në epokën kur u duhet tu përshtaten të tjera rregullave jetese. Të kenë një telefon celular, të futen në internet kafe, të frekuentojnë kafenetë, të tymosin duhan e shpesh edhe cannabis…. Ata jetojnë në një kohë kur është “fyese” të punosh në arë krah prindërve, është “fyese” të shesësh ne treg vetëm ose krah prindërve, është “fyese” të punosh në ndërtim apo në ndërmarjen e shërbimeve të qytetit. Ata të janë pa arsimin dhe pa formim profesional dhe nuk kanë asnjë shans për tu përthithur nga tregu kapitalist i punës. Po ku do ti gjejnë paratë ata për të bërë jetën “moderne” të kohës? Ku do ti gjejnë telefonat e ri, cigaret, drogën, dhuratat për vajzat, të paktën në 14 shkurt?
Këtu e merr shpjegimin një dukuri tronditëse e viteve të fundit. Pjesa dërrmuese e vjedhjeve dhe grabitjeve që shënohen sot në qytete dhe zona rurale kanë për autorë djem të moshës nga 17 deri në 23 vjec. Ata vjedhin çdo gjë, rroba të ndera në tel e nëse nuk ka rroba edhe vetëm telin, biçikleta, çanta, kuleta, kabllo elektrikë, hekurishte, varëset në qafat e grave, sinjalistikën nëpër rrugë e autostrada, bullonat e shinave dhe traversave të hekurudhës, telat e tendës së hardhive nëpër pjergulla, bagëti nëpër stane dhe pula nëpër kotecë. Ata vjedhin dhe dërgojnë në treg për vetëm 2 mijë lekë të vjetra çdo gjë që mund tu zërë syri dhe mund të shitet.
Shumë prej këtyre ngjarjeve policia nuk i regjistron më. Por në realitet kjo është një epidemi. Drejtësia nuk i merr në konsideratë kur vjedhin celularë e kuleta nëpër autobuzë, por vetëm kur ata vrasin. Shteti nuk ka politika sociale. Qeveria është mjaftuar të shtrojë rrugët, të miratojë ca ligje sa për sy e faqe, për të plotësuar kushtet e integrimit dhe….Shqipëria po shkon drejt realizimit të ëndrrës europiane. Mu në djall me gjithë këtë ëndërr, kështu sic e kemi nisur nuk dihet ku do të përfundojmë…Nuk zhvillohet nje vend dhe nje shoqeri vetem duke shtruar rruge o Sali Berisha.
Refreni i vetëm që dëgjohet natë e ditë nga goja e zyrtarëve të qeverisë është Integrimi, Statusi dhe sërish Integrimi. Por harrohet dhe lihet mënjanë një problem kaq madhor siç është degradimi i një brezi. Dhe duhet ta dimë se ata që vranë gruan për një varëse nuk e bënë këtë për ta shitur se nuk kanë c’të hanë, nuk e bënë këtë t’ua çojnë paratë prindërve për bukë. Jo jo, kjo nuk është krizë që vjen nga varfëria ekonomike. Ky është mjerimi në rritje i një brezi, i një brezi që nuk di asgjë, as të shkruajë, as të mendojë, as të punojë por vetëm di që duhet të ketë para në dorë dhe për këtë zgjedh rrugën më të shkurtër, atë të vjedhjes dhe të krimit. Ky është brezi i tranzicionit, që lindi, u edukua dhe u shkollua në tranzicion. Kjo eshte krize shkolle, krize familjeje, krize shoqerore, kkrize sociale…
Kjo krizë do të vazhdojë të thellohet. Dhe e keqja është se ne mendojmë se më e madhe në këtë vend është reforma zgjedhore dhe statusi i vendit kandidat. Në djall statusi, por mblidhni adoleshencën se po i vë zjarrin shoqërisë dhe vendit. Ky nuk është një problem i një qeverie, as i një kryeministri dhe nuk zgjidhet as me largimin e një qeveria apo të një kryeministri. Ky është një problem i madh social dhe një minë me sahat, të cilën shoqëria e ka mu para syve duke i dëgjuar tik-takun, por që nuk do ta shikojë. Por të jemi të sigurtë, kjo bombë po shpërthen e po na vret cdo ditë.
Marrë nga gazeta IDEA
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com