Në Gërdec nuk u vra njeri
Familjarët:T`i djegim me bezinë

Në Gërdec nuk u vra njeri <br />Familjarët:T`i djegim me bezinë
Vendimi i gjykatës së Tiranës ka lënë të pakënaqur të gjithë palët në procesin gjyqësor të Gërdecit. Prokurorët, të pandehurit, por edhe familjarë e viktimave që humbën jetën në 15 mars, kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të djeshëm, duke pohuar se shumë shpejt do e apelojnë atë në Gjykatën e Apelit. Vendimi i gjykatës, ka ardhur pas 3 vite gjykim, ku dje treshja e gjykatësve Ridvan Hado, Shefkie Demiraj dhe Fatmira Hajdari, kanë vendosur të dënojnë me 91 vite burg dhe 15 milionë lekë gjobë 20 të pandehurit e kësaj dosje, ndërkohë që për 8 të tjerë është vendosur pafajësi. Ndërsa për sa i përket subjektit juridik shoqërisë “Albademil” kjo e fundit është dënuar me 25 milion lekë të reja si dhe heqjes së të drejtës për të marë pjesë në tendera për 10 vjet. Në sallën e mbushur plot ra në sy mungesa e të pandehurve Ylli Pinari, Dritan Minxolli, Luan Hoxha dhe Mihail Delijorgji, të cilët u dënuan përkatësisht me 18 vjet burg, Pinari dhe Minxolli, 6 vjet ish-shefi i shtabit Luan Hoxha dhe 10 vjet burg biznesmeni Mihail Delijorgji. Për asnjërin prej katër të pandehurve Minxolli, Pinari, Delijorgji dhe Sokol Ngjeçi ndaj të cilëve prokuroria kishte ngritur akuzën e vrasjes masive, gjykata nuk dha asnjë vendim për këtë vepër penale, duke vendosur pushimin e saj dhe nxjerë automatikisht pa një autor konkret të 26 personave që vdiqën në Gërdec. Kjo ka bërë që dhe masa e dënimit të ulet në minimum, duke u dënuar vetëm për akuzat e “Shkatërimit të pronës nga pakujdesia”, “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” si dhe Shpërdorim detyre.

Familjarët në gjyq
Familjarët e viktimave të 15 marsit 2008 kanë protestuar në ambjentet e sallës së gjyqit menjëherë sapo gjyqtari Ridvan Hado përfundoi leximin e vendimit të dispozitivit. Zamira Durdaj, nëna e Edison Durdës, 6-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm ka shpërthyer në klithma duke akuzuar gjyqtarët dhe prokurorët për korrupsion njëherësh duke i mallkuar ata në familjet e tyre. “Turp, zoti kryetar, turp tju vijë juve dhe prokurorisë. Me ketë vendim na keni vrarë për herë të dytë. Na vratë… kjo nuk është drejtësi, nuk e prisnin një gjë të tillë… na vratë”- është shprehur në sallën e gjyqit Zamira Durdaj. Pasi ka dalë jashtë nga salla e gjyqit, Zamira Durdaj ka bllokuar derën kryesore të gjykatës, duke mos lejuar asnjë person që të dalë prej saj. “Të mos lejojmë të dalë asnjë, t’i djegim dhe ne. Merr një shishe me benzinë dhe tritol dhe t’ja vemë flakën gjykatësve, të pandehurve dhe prokurorëve. Ti djegim dhe ne ashtu siç na dogjën fëmijët tanë”- u shpreh mes vajtimit nënë e 6-vjeçarit Edison Durda, Zamira Durda. Pavarësisht se bashkëshorti i saj Feruzani, përpiqej të qetësonte gruan e tij, Zamira nuk kishte të ndaluar nga dhimbja psikologjike që i shkaktoi vendimi i gjykatës së Tiranës, duke i rënë herë pas herë me grushta xhamit të derës. Gjatë kohës së bllokimit të derës kryesore, gjyqtarët, prokurorët dhe një pjesë e avokatëve mbrojtës dolën nga dera e pasme e gjykatës. Ndërkohë që me ndihmën e punonjësve të policisë është mundësuar largimi i Zamirës, e cila pas kësaj është rifutur sërisht në ambjentet e brendshme të gjykatës së Tiranës, duke tentuar të takojë gjyqtarin e çështjes Ridvan Hado. “Më lini të shkoj të takoj Ridvanin… ta pyes sa lek mori për këtë që na bëri, s’ka drejtësi këtu. Ne na janë vrarë njerëzit tanë këta tallen, e gjetshin tek fëmijët e tyre”-është shprehur mes lotësh Zamira Durdaj. Pas disa minutash, ajo së bashku me disa nga banorët e tjerë të Gërdecit që ishin të pranishëm në sallën e gjyqit janë larguar nga ambjentet e gjykatës, duke pohuar se çështjen e tyre do e ndjekin ligjërisht deri në Strasburg. Vendimi i Gjykatës së Tiranës vjen vetëm dy ditë para 4 vjetorit të tragjedisë që mori jetën e 26 personave dhe plagosi mbi 300 të tjerë. Procesi gjyqësor nisi tre vjet më parë dhe ishte një ndër më të zvarriturit në vend... 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë