Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga është vënë shtetasi Shkëlqim Elezi, banues në Tapiz, me qëllim ekstradimi i tij drejt Italisë. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catanzaros / Itali e ka dënuar me 5 vjet dhe 10 muaj burg për veprën penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin për prostitucion të të miturve", parashikuar nga nenet 416 dhe 600 të Kodit Penal Italian.

Ndërkohë, uniformat blu vijojnë punën për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com