VLORE - Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua sot në banesën e tij nga policia e Vlorës.
Bëhet fjalë për shtetasin Ziadet Arapaj, 29 vjeç, lindur në Selenicë dhe banues në lagjen Kushtrimi Vlorë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjës për veprat penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim, vrasjes së mbetur në tentativë (2 herë) si dhe armëmbajtje pa leje.
Shtetasi Ziadet Arapaj, në vitin 2003 në zonën e Rexhio Emilian në Itali, në një lokal të kësaj zone, në bashkëpunim me persona të tjerë të dënuar tashmë nga drejtësia italiane, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Behar Myzyri dhe ka tentuar të vrasë duke plagosur rëndë shtetasit Gëzim dhe Përparim Myzyri.
Mbas krimit në bashkëpunim, Arapaj ka mundur të largohet nga Italia, ndërsa ka mundur të fshihet në Greqi dhe Shqipëri gjatë këtyre viteve.
Mbas arrestimit i është komunikuar masa e arrestit nga gjykata, ndërsa në vijim pritet të kryhen procedurat e ekstradimit të tij në Itali brenda 40 ditësh sipas marrëveshjeje ndërkombëtare.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com