Në pranga është vënë 27-vjeçari Rudens Miri, banues në Fushë-Krujë.
Ai është shpallur në kërkim më 12 gusht të vitit të shkuar nga Komisariati i Policise Krujë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Krujë me vendimin e datës 11 gusht 2015, ka vendosur ndaj 27-vjeçarit masën e sigurisë "arrest me burg" në mungesë, për veprat penale, "vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake".
Pas arrestimit, Miri u shoqërua në Drejtorin Vendore të Policisë Tiranë dhe pritet të tranferohet drej Krujës.
Kjo, pasi veprimet për ekzekutimin e urdhërit të prokurorit do të kryen nga specialistët e seksionit për Krimet e Rënda të Komisariatit të Policisë Krujë.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
