Zërat për një tren nazist të mbushur plot me ar, që nga lufta e Dytë Botërore, i cili pretendohej se ishte gjetur në Poloni, deri më tani kanë rezultuar false.
Ekspertët kanë nisur kërkimet, në një tunel të bllokuar në një zonë të pyllëzuar në jugperëndim të vendit, në kufirin mes Polonisë dhe Çekisë, por nuk kanë gjetur asnjë shenjë.
Autoritetet polake u bënë thirrje qytetarëve që të mos ndërmarrin asnjë aventurë, pasi me gjasa zona ku ndodhet treni është e minuar.
Kohë më parë dy gjuetarë të thesareve, një polak dhe një gjerman thanë se kanë zbuluar vendndodhjen e trenit dhe në këmbim për këtë kërkonin 10 për qind të vlerës së arit që do të gjendet në të. Besohet se treni u zhduk në afërsi të qytetit Ëroclaë në vitin 1945, teksa trupat gjermane po humbisnin terren ndaj Ushtrisë së Kuqe.
Sipas tyre gjatësia e trenit shkon deri në 150 metra dhe ka në bord mbi 300 tonë ar dhe gurë të çmuar që kapin miliarda euro vlerë.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com