Në kujtim të Astorit, Fiorentina
dhe Cagliari tërheqin numrin 13

Në kujtim të Astorit, Fiorentina<br />dhe Cagliari tërheqin numrin 13<br>
Fiorentina dhe Cagliari tërheqin fanellën me numrin 13 në kujtim të Davide Astorit mbrojtësit i cili ndërroi jetë të dielën:

Për të nderuar kujtimin e tij dhe për ta bërë të përjetshëm", kështu lexohet në rrjetet sociale të dy klubeve ku Davide Astori ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij. Kjo është një inisiativë e përbashkët e të dy klubeve ndërsa kërkesat për të nderuar Astorin kanë qënë nga më të ndryshmet. Që nga ajo që stadiumit të ardhshëm t’i vihet emri i Davide Astorit duke kaluar edhe tek ideja e duartrokitjeve në stadium në minutën e 13-të. 31-vjeçari kishte një lidhje të veçantë me numrin 13-të. Ai ishte rritur tek të rinjtë e Milanit duke pasur afër idhullin e tij Alessandro Nesta.

Autopsia do të bëhet sot ndërsa pas tragjedisë Fiorentina do të rikthehet të stërvitet ku nuk përjashtohet edhe mundësia që skuadra të mbikqyret edhe nga një psikolog. Në ndeshjet e Champions dhe Europa League UEFA ka vendosur që të mbahet një minutë heshtje.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron