Taka, paruke dhe një sens i lartë humori ishin elementët kryesorë në garën me taka të larta, e kthyer në tashmë në një traditë gjatë festimit të paradës gay në Madrid, që zgjat nga data 3 në 6 korrik.
Epiqendra e festimeve është lagjia Chueca e njohur për komunitetin LGBt që jeton në kryeqytetin e Spanjës.
Eventi megjithatë nuk mbetet pa rrezikun e konkurrentëve të cilët teksa vrapojnë më taka të larta mund të rrezikojnë ndonjë demtim.
Një prej pjesëmarrësve shprehet me humor se shpreson të mos thyejë ndonjë gjë, e sidomos dhëmbët pasi janë shumë të shtrenjta.
Qëllimi kryesor i këtij konkursi megjithatë është vetëm argëtimi dhe garuesi që doli i dyti në garë tha se qeshi pafund dhe e shijoi të gjithë zhvillimin e garës.
Konkurrimi është e limituar vetëm për meshkujt dhe fituesi përfiton një çmim prej 500 eurosh.
Këtë vit ai që mori me vete çmimin dhe një kuti me fruta si trofe tha se ndihej mirë, i lumtur dhe i rrethuar nga një atmosferë fantastike.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

VIDEO