Nënë e bijë takohen pas 70
vitesh nga Lufta e Dytë Botërore

Nënë e bijë takohen pas 70<br />vitesh nga Lufta e Dytë Botërore
Një 92 vjeçare italiane rigjen vajzën e saj gjermane 71 vjeçare, me të cilën ishte ndarë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, raportojne mediat italiane.

Me origjinë nga një fshat i vogël Emilio-Romana (veri)  u dërgua për të punuar në Gjermani. Ajo mbeti shtatëzënë në vitin 1944 me një ushtar gjerman të martuar.

Familja e të atit ia kishte marrë foshnjën menjëherë pas lindjes dhe e reja italiane ishte rikthyer në atdhe në përfundim të luftës pa humbur shpresën se një ditë do të mund t’a takonte vajzën e saj.

Vajza kishte dijeni për kombësinë e së ëmës italiane por e dinte të vdekur, pasi familja e të atit nuk kishte dashur që nënë e bijë të takoheshin.

Vitin e kaluar pas vdekjes së të atit, Margot Bachmann tashmë rreth të shtatëdhjetave bëri kërkesë pranë “International Tracing Service” (Shërbimit për Kërkim Ndërkombëtar) (ITS), qendër gjermane e dokumentimit të materialeve të luftës duke bërë të mundur rigjetjen e nënës së saj/ATSH/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma