TIRANE - Qëndro i fortë, vazhdo rrugën që ke nisur. Me këtë porosi i drejtohet nëna djalit të saj. Bëhet fjalë për Donika Rizain, nënën e shqiptarit Alket Rizai i cili ka ngritur alarmin në shtetin helen pasi prej orës 21:00 të mbrëmjes së të shtunës mban peng 4 gardianë të burgut ku ai vuan dënimin e përjetshëm dhe 2 të burgosur të tjerë.
Donika, e cila jeton në Ballsh, deklaron bindshëm se djali i saj është i pafajshëm dhe se duhet të qëndrojë fortë për të përfunduar qëllimin e tij, atë të arratisjes përfundimtare nga burgu i Malandrinos në Greqi.
E ëma e shqiptarit i drejtohet konkretisht kryeparlamentares Jozefina Topalli të cilës i kërkon që të ndërhyjë në këtë çështje e cila nga momenti në moment po merr përmasa të mëdha, gjithmonë me pretendimin se djali i saj është i pafajshëm.
Alket Rizai, është rreth 38 vjeç, nga Ballshi, i biri i Donikës dhe i Ramizit. Prej vitesh në Greqi, Rizai vuante dënimin për vrasjen e një qytetari grek, sipërmarrësin Thanasi Koropiotis, për të cilin dyshonte se kishte lidhje me të dashurën e tij ruse, Oksana.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com