BRITANI- Princi Uilliam (William) dhe vëllai i tij Herri (Harry), ditën e sotme i janë bashkuar pjesës së vullnetarëve, për të ardhur në ndihmë të tw gjithë banorëve, të cilët janë përmbytur nga moti i keq në jug të Anglisë.
Kjo katastofë po mundohet të kalohet me shumë qetësi, ndërsa thuhet se është ndërhyrja e tyre e dytë lidhur me krizën e përmbytjeve.
Që në orët e para të së Premtes, princi Uilliam dhe Herri iu bashkuan vullnetarëve për të dhënë edhe ata kontributin e tyre në Berkshire. Ata transportonin thasët me rërë, ndërsa lëviznin me mjaft vështirësi mes baltës dhe ujit. Thasët me rërë pasoheshin njëra pas tjetrës, kjo për të mbrojtur popullsinë e goditur nga avancimi i përmbytjeve.
Ata iu bashkuan personelit ushtarak që në 6.00 të mëngjesit. Herri ishte i veshur me uniformën e ushtrisë të tij, ndërsa Uilliam kishte një veshje 'civile'. Një ndihmës i familjes mbretërore ka thënë se “gjithçka nuk është bërë se ata do të dëshironin të reklamoheshin” dhe se “vendimi ishte marrë të Mërkurën në mbrëmje”.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com