Nëne Barbullës i rikthehen dritat
 OSHEE-ja “i merr” pensionin

Nëne Barbullës i rikthehen dritat<br /> OSHEE-ja “i merr” pensionin
TIRANË - Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i janë dashur plot 4 orë për t’i kthyer një përgjigje zyrtare interesit të Shqiptarja.com për nënën 100-vjeçare e cila prej tre muajsh jetonte në terr të plotë, pasi nuk kishte lekë të paguante energjinë elektrike. Në një deklaratë të shkurtër, OSHEE thotë se 100-vjeçara Barbulla Pepa e cila jeton e vetme në një barakë në fshatin Fang të Mirditës ka një debi prej 350 mijë lekësh të vjetra, të pashlyera këto që nga viti 2010. Deri në këtë periudhë konsumin prej 300 kv në muaj, ose rreth 3 mijë lekësh të reja ja paguante vajza e saj e cila është e martuar dhe jeton në Tiranë. Por prej shtatorit të 2010-ës këto fatura nuk janë paguar më.

OSHEE sqaron se nënë Barbullës i janë ndërprerë dritat në muajin gusht të këtij viti, por vetëm gjatë ditës së djeshme i është rikthyer energjia pasi e moshuara ka lidhur akt-marrëveshje me OSHEE-në për të shlyer debinë. 100-vjeçares i duhet të paguajë sipas marrëveshjes 7 mijë lekë te reja në muaj aq saç është edhe pensioni që ajo merr në muaj për të siguruar bukën e gojës.
 
“Barbulla Nikoll Pepa, fshati Frang Mirditë. Debitore ndaj OSHEE-së me vlerë 350 mijë lekë të vjetra. Kishte papaguar prej vitit 2010. Ka konsum normal prej 300 kv në muaj, ose rreth 3 mijë lekë në muaj shpenzim. Në gusht i jane prere dritat. Dje i është kthyer, ajo ka hyrë në akt-marrëveshje me OSHEE, për ta shlyer me këste. 7 mijë lek të reja. Deri në vitin 2010 faturat ja paguante e bija, e cila është e martuar dhe jeton në Tiranë. Prej shtatorit 2010 nuk i ka paguar dritat”, - thotë OSHEE në reagimin e saj.

Pas lajmit të transmetuar në Shqiptarja.com një biznesmen ka marrë përsipër të paguajë këtë shumë parash në mënyrë që nënë Barbulles t’i rikthehen dritat.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos