TIRANË - Nënkryetarja e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë, Joleza Koka, ka qenë e pranishme në një vizitë pune në Partinë Laburiste të Britanisë së Madhe, ku ka marrë pjesë në konferencën vjetore të Partisë Laburiste, e cila u mbajt në Brighton nga 22 deri më 25 shtator 2013.
Fokusi i konferencës së këtij viti ishin zgjedhjet për Parlamentin Europian 2014 dhe Zgjedhjet Parlamentare në 2015 në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë punimeve u diskutuan politikat dhe drejtimet e zhvillimit të Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar për të bërë të mundur ardhjen në pushtet me fitimin e zgjedhjeve.
Programi i studimit 'Youth in Politics' i programuar nga Partia Laburiste nëpërmjet 'Westminster Foundation for Democracy' paralelisht me konferencën e përvitshme, u përbë nga 22 pjesëmarrës nga 22 parti politike nga Afrika, Azia, Lindja e Mesme, Europa Jug-Lindore.
Gjatë këtyre takimeve përfaqësuesit e shteteve të ndryshme patën mundësi të shkëmbenin eksperienca dhe të lidhnin ura bashkëpunimi për aktivitete të përbashkëta në të ardhmen. Një gatishmëri e madhe për të mbështetur këto bashkëpunime u tregua edhe nga drejtuesit e Forumit Rinor të Partisë Laburiste.
Këtë vit konferenca e Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe ishte një tjetër seri mundësish për të forcuar marrëdhëniet me partitë simotra në Evropë dhe në botë, gjë kjo shumë e rëndësishme për rrugën evropiane të Shqipërisë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com