Nënpresidenti amerikan Joe Biden
viziton sot për herë të dytë Kosovën 

Nënpresidenti amerikan Joe Biden<br />viziton sot për herë të dytë Kosovën 
Nënpresidenti i SHBA, Joe Biden, mbërrin sot për vizitë në Kosovë, të dytën pas vizitës së majit 2009, pak më shumë se një vit pas shpalljes së pavarësisë.

Biden do të zhvillojë takime me drejtues të lartë të institucioneve.

Sipas Ambasadës Amerikane, qëllimi i vizitës së njeriut të dytë në administratën e Barack Obamës është mbështetja e proceseve demokratike nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Nënpresidenti vjen në Kosovë për të dëshmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillimet demokratike në Kosovë, si dhe për të përforcuar marrëdhëniet e fuqishme midis dy vendeve tona”, bën të ditur Ambasada e SHBA-së në Kosovë. 

Sipas axhendës së Ambasadës Amerikane në Kosovë, nënpresidenti Joe Biden dhe Dr. Jill Biden do të udhëtojnë për në Prishtinë, Kosovë. Nënpresidenti do të zhvillojë takime dypalëshe me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa. Biden po ashtu do të shkojë për vizitë afër kampit “Bondsteel”, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tij të ndjerë, Joseph R. “Beau” Biden. 

Në vizitën e parë, në 21 maj 2009, nënpresidenti amerikan, Joe Biden, në takim me drejtuesit më të lartë të vendit në Prishtinë ka ritheksuar qëndrimin e SHBA­-së se pavarësia e Kosovës përbën proces të pakthyeshëm.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri