Nënshkruhet “Programi i Punës
së Denjë 2012-2015”

Nënshkruhet “Programi i Punës <br />së Denjë 2012-2015”
TIRANE - Në datën 10 Dhjetor 2012, Qeveria e Republikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga zoti Spiro Ksera, Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Partnerët Socialë, të përfaqësuar nga zotërinjtë Gëzim Kalaja dhe Avenir Kika, nënkryetarë të Këshillit Kombëtar të Punës, që përfaqësojnë respektivisht organizatat e punëmarrësve dhe të punëdhënësve, si edhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), përfaqësuar nga zoti Mark Levin, Drejtor i zyrës së ILOs për Europën Qendrore dhe Lindore me qendër në Budapest, nënshkruan sot në Tiranë Programin e Punës së Denjë për Shqipërinë për vitet 2012-2015.

Nënshkrimi i këtij dokumenti, që praktikisht përbën programin e bashkëpunimit Shqipëri – ILO për 4 vitet e ardhshme, është konfirmim i dëshirës së përbashkët për promovimin dhe avancimin e standardeve të punës së denjë në Shqipëri.

Formulimi i prioriteteve të bashkëpunimit për periudhën 2012-2015 u arrit nëpërmjet konsultimeve të mbajtura midis Qeverisë dhe partnerëve socialë në Shqipëri, si edhe specialistëve të Zyrës së ILOs për Evropën Qendrore dhe Lindore. Rezultatet dhe mësimet e nxjerra nga zbatimi i Programit të mëparshëm të Punës së Denjë për Shqipërinë për periudhën 2008-2011 dhe vlerësimi i këtij programi nga partnerët trepalësh dhe ekspertët teknikë të ILO-s, janë mbajtur gjerësisht në konsideratë.

Programi i Punës së Denjë për periudhën 2012-2015 është në përputhje me prioritetet kryesore të Qeverisë së Shqipërisë dhe Programit të Bashkëpunimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2012-2016 dhe do të kontribuojë në arritjen e qëllimeve të tij.

Ky program do të japë gjithashtu një kontribut të rëndësishëm në zbatimin e objektivave kombëtare të zhvillimit që mbështeten në Objektivat e Zhvillimit për Mijëvjeçarin dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.

Programi i Punës së Denjë për periudhën 2012-2015 përcakton këto prioritete kryesore:
1. Forcimi i kapaciteteve të institucioneve shtetërore dhe partnerëve socialë për përmirësimin e administrimit të tregut të punës.
2. Promovimi i punës së denjë dhe rritja e eksesit për punë në Shqipëri.
3. Forcimi i sistemit të mbrojtjes sociale.

Organizata Ndërkombëtare e Punës ka marrë përsipër të ndihmojë në mobilizimin e burimeve dhe të ofrojë bashkëpunim teknik për zbatimin e këtij programi, bazuar në rregulloret, udhëzimet dhe procedurat në fuqi. Objektivat e propozuara për periudhën 2012-2015 janë të arritshëm gjatë një periudhe katër vjeçare.

Organizata Ndërkombëtare e Punës, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të Shqipërisë dhe Partnerët Socialë ranë dakord që të rishikojnë në mënyrë periodike zbatimin e programit nëpërmjet Bordit të Rishikimit të Programit të Punës së Denjë, me qëllim vlerësimin e progresit të bërë dhe sigurimin e fleksibilitetit të nevojshëm për t’u përshtatur me ndryshimet eventuale në kontekstin kombëtar.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?