Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi në kuadër të bashkëpunimit për zbatimin e projektit “Projekti për diplomaci dixhitale – Shqipëria dhe Kosova dixhitale”. Ky memorandum u nënshkrua nga zëvendësministri i Jashtëm i Shqipërisë, Halil Hyseni, homologu i tij nga Kosova, Petrit Selimi, ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Tiranë dhe Prishtinë, Jan Braathu dhe drejtoresha e British Council në Kosovë, Arjeta Emra. Me këtë Memorandum Mirëkuptimi synohet vendosja e një partneriteti midis katër palëve të sipërpërmendura, me qëllim jetësimin e këtij projekti për periudhën 2016–2017.