Nënshkruhet marrëveshja e
bashkëpunimit kulturor Shqipëri-Kroaci
Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro dhe homologu kroat, Zlatko Hasanbegović nënshkruan programin e bashkëpunimit në fushën e kulturës për periudhën
2016 -2019. Ky është programi i pestë i zbatimit të bashkëpunimit midis dy vendeve.
Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro dhe homologu kroat, Zlatko Hasanbegović nënshkruan programin e bashkëpunimit në fushën e kulturës për periudhën
2016 -2019. Ky është programi i pestë i zbatimit të bashkëpunimit midis dy vendeve, i cili është përgatitur në bazë të marrëveshjes për bashkëpunim arsimor, kulturor dhe shkencor mes dy qeverive (të nënshkruar në Tiranë, më 1 shkurt 1994).
Programi parashikon bashkëpunimin dhe shkëmbimin në të gjitha fushat e kulturës dhe artit në periudhën 2016-2019, si dhe inkurajon dhe mbështet marrëveshjet e drejtpërdrejta dhe bashkëpunimin midis institucioneve, ekspertëve, artistëve dhe shoqatave të skenës së pavarur artistike.
Vëmendje e veçantë i kushtohet mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe parandalimit të piraterisë kulturore, si dhe bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ekspertëve në formën e vizitave studimore, pjesëmarrjeve në festival dhe në ngjarje të tjera të rëndësishme kulturore të dy vendeve.
Programi përfshin gjithashtu shkëmbimin e ekspozitave, filmit, baletit, muzikës operistike, shfaqjeve teatrale dhe performancave të artit modern, workshop-e në fushën e trashëgimisë, si dhe inkurajimin për të drejtuar bashkëpunimin ndërmjet shkrimtarëve dhe shtëpive botuese të tyre për t’u njohur më nga afër me letërsinë e sotme shqiptare dhe kroate, pa lënë mënjanë edhe studimet historike dhe albanologjike.
“Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është që ky program zhvillon marrëdhëniet tona, shpresojmë që institucionet dhe artistët të përfitojnë prej tij”, tha ministri kroat, Zlatko Hasanbegović.
“Kultura duhet të jetë e pavarur në raport me institucionet politike dhe kjo është detyra jonë për të mbështetur dhe përkrahur. Ky program është një instrument i fuqishëm për të mbështetur njerëzit e artit dhe kulturës dhe për t’u njohur edhe më shumë mes njëri-tjetrit, përmes kulturës”, tha ministrja Kumbaro.
Gjatë qëndrimit në Zagreb, ministrja Kumbaro dhe delegacioni shqiptar vizituan në Institutin Kroat të Restaurimit, Teatrin Kombëtar Kroat dhe Muzeun e Arteve dhe Zejtarive.
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.8%
-
Jo
30%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3782
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23