TIRANË – Olga Tofan, e cila ka mbërritur në Shqipëri si emigrante në vitin 1998, e martuar me një qytetar nga Fieri, me të cilin ka tre femije, akuzon kreun e shtetit se po i mohon një të drejtë ligjore, siç është dhënia e nënshtetësisë shqiptare.
Sipas shkruan gazeta “Koha Jonë”, pas dështimeve në marrjen e pasaportës shqiptare Olga është detyruar të kthehet në Moldavi dhe për t'i qëndruar pranë familjes edhe bashkëeshorti i saj, Ismet Bobo, ka vendosur të zhvendoset në Moldavi.
Modelja ka pohuar se ka paditur në Gjykatën e Tiranës, presidentin e vendit.
“Me tre femije që i kam lindur këtij shteti, jam shumë e poshtëruar. Më ka shkelur të drejtat e nënës, të fëmijëve, të gruas. Unë kisha vetëm një vit leje qendrimi, duhet të kisha 3-4, por nuk është faji im që nuk më benin leje qendrimi", shprehet Olga Tofan Bobo. Cifti fajeson Presidentin per refuzimin e dhenies se shtetesise, madje shprehet se kjo histori nuk mbaron me kaq. Çifti ka marrë në Moldavi edhe tre vajzat, Roksana 11 vjec, Aleksandrina 10 vjec dhe Rozalia 6 vjec.
SQARIMI I DREJTORISË JURIDIKE TË PRESIDENCËS
Drejtoria Juridike e Institucionit të Presidentit të Republikës sqaron bë reagimin e saj se, ndër të tjera, neni 10 i ligjit “Për dhënien e shtetësisë shqiptare” parashikon se “I huaji që është martuar me një shtetas shqiptar prej jo më pak se tre vjet, në rast se dëshiron, mund të fitojë shtetësinë shqiptare me natyralizim”.
Drejtoria Juridike e Institucionit të Presidentit të Republikës, pasi e ka shqyrtuar imtësisht praktikën e kërkesës për fitimin e shtetësisë shqiptare nga ana e shtetases moldave Olga Tofan, të paraqitur nëpërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë, ka vërejtur se kërkuesja nuk plotësonte kushtin minimal ligjor: zonja Olga Tofan përmbush vetëm 6 muaj nga 3 vite martese ligjore të kërkuara.
“Kërkesa e zonjës Olga Tofan për të përfituar shtetësinë shqiptare është refuzuar pikërisht për arsyen e lartpërmendur, duke qenë se nuk plotësonte detyrimin ligjor të sipërpërmendur, pasi Institucioni i Presidentit të Republikës, në mbështetje të nenit 9, 10 dhe 20 të ligjit Nr. 8389, datë 08.03.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, ka konstatuar se praktika e saj nuk ishte e plotë nga ana ligjore”, përfundon sqarimi i drejtorisë juridike të Presidencës.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com