Në Pilur të Vlorës do të ngrihet
një memorial për isopolifoninë 

Në Pilur të Vlorës do të ngrihet<br />një memorial për isopolifoninë 
Një konkurs është zhvilluar për përzgjedhjen e projektit më të mirë për ngritjen e një memoriali për Polifoninë në fshatin Pilur,  organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Këshilli i Qarkut Vlorë.

Ky memorial që do të vendoset në këtë qendër, do t’i përkushtohet vlerave shpirtërore të popullit.

Kjo vepër duhet t’i “këndojë këngës”, dhe është përkthimi në një instalacion skulptural i harmonisë dhe melodisë polifonike himariote, i kthyer në materie vizive, duke u harmonizuar denjësisht edhe me qendrën e riformatuar të Pilurit.

Në konkurs u prezantuan gjashtë projekte nga studentë të arkitekturës dhe artistë të fushës, të cilëve ju dha certifikatë mirënjohjeje për punën e kryer. 

Projekti fitues u përzgjodh ai i prezantuar nga Arget Toçila dhe Drini Zykaj.

Zv.ministri i Zhvillimit Urban Gjon Radovani tha se ky Instalacion lind “natyrshëm” nga malet e Pilurit dhe shndërrohet në një siluetë sa dominante aq edhe transparente.

Sipas tij, ndërthurja e stoicitetit të malit me brishtësinë e detit, krijojnë një harmoni spektakolare, të denjë për një vepër mbi Iso-Polifoninë himariote.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet