Porti i Durrësit këtë sezon turistik është shndërruar në portën hyrëse për në Shqipëri i një numri të madh vizitorësh të huaj. Në terminalin e pasagjerëve takon turistë të kombësive të ndryshme.

Për Portin e Durrësit kemi një rritje me 34 për qind të numrit të shtetasve të huaj që kanë mbërritur për turizëm për periudhën 1 qershor-31 gusht 2016 krahasuar me të njëjtën periudhë të 2015-ës. Ndërsa po për të njëjtën periudhë shtetas shqiptarë hynë 17 për qind më shumë”, tha ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi. 

Kreu i Portit tha gjithashtu se rritje ka patur edhe numri i kroçerave dhe pasagjerëve që udhëtojnë me to.  

Të rinjtë e angazhuar për të promovuar vendin pranë pikës së informimit turistik në port i kërkuan ministres Ekonomi pajisjen me harta ku të vendosen sitet turistike për t’u vizituar nga turistët.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)