Nga forcat e Policisë së Shtetit, ditën e sotme është bërë e mundur kapja e 6 personave të shpallur më herët në kërkim. Personat e arrestuar janë të akuzuar për vepra të ndyshme penale dhe janë nga qytete të ndryshme.
Alfred Beqiri, 36 vjeç, banues në Domje është arrestuar nga policia e Tiranës pasi më herët ishte shpallur në kërkim nën akuzën e “Trafikut ndërkombëtar të lëndve narkotike e kryer në bashkëpunim”. Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, e kishte dënuar atë me 7 vite burg, .
Nga Policia e Lezhës është bërë e mundur kapja e shtetasit Anton Narkaj, 25 vjeç, banues në Bratosh, Malësi e Madhe, i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për vjedhje me armë, pasi ka qenë me leje dhe nuk është kthyer në vendin e vuajtjes së dënimit, në burg në Shënkoll.
Një tjetër i arrestuar i ditës së sotme është Halit Toska, 29 vjeç, banues në fshatin Suk 2 në Vlorë sepse Gjykata e Apelit e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale
“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Ndërkohë, blutë e Lezhës kanë vënë në pranga Nikoll Ndoj, 45 vjeç, banues në Zejmen të Lezhës, pasi Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Ndërsa, dy arrestimet e tjera janë kryer nga policia Kufitare. Kështu, Policisë Kufitare në SPKM Morinë ka bërë të mundu arrestimin e shtetasit kosovarë në kërkim ndërkombëtar, Ferid Ademi, 45 vjeç, banues në Drenas sepse Gjykata e Suboticës në Serbi ka dhënë ndaj tij masën “Arrest në burg“, për veprën penale të “Prodhimit e trafikimit të lëndëve narkotike”. Nga ana e Policisë Kufitare në Aeroportin e Rinasit është bërë e mundur kapja e shtetasit me inicialet A. H. 20, banuese në Berat, pasi ndaj tij ka bërë denoncim shtetsja me iniciale S. D, e cila pretendon se 20 vjeçari, ka tentuar ta trafikojë jashtë shtetit për prostitucion.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com