Pronarët e dy bar-restoranteve në Divjakë kanë rënë në prangat e policisë me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike në bizneset e tyre. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë Arjan Rrudhon, 48 vjeç, banues në Divjakë.

Arrestimi i tij u bë pasi në Bar Restorant “Arjan Rrudho”, në plazhin e Divjakës, është konstatuar se vidhej energji elektrike.
 
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe Taqi Xhavo, 39 vjeç, banues në Divjakë.

Arrestimi i tij u bë pasi në Bar Restorant “Taku”, në plazhin e Divjakës, është konstatuar se vidhej energjia elektrike.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike dhe e impulseve telefonike” .

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com