Pas 8 viteve kërkesa të herëpasherëshme të bëra nga Bashkia Kukës, Ministria e Transporteve i ‘ka hapur dritën jeshile’ projektit për rikonstruksionin e unazës së qytetit të Kukësit.

Ministria ka akorduar një fond prej 960 milionë lekësh përmes të cilit do të ndërhyet për kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza, asfaltimin dhe sistemin e ndriçimit të kësaj arterie të rëndësishme mes të cilës lidhet qyteti i Kukësit me Hasin dhe disa njësi vendore.

Sipas Bashkisë, punimet do të nisin gjatë pranverës se vitit që vjen pasi kushtet metorologjike aktuale janë te pafavorshme.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)