Në procesverbalin e KRRT
shtuan pikat e miratimit

Në procesverbalin e KRRT<br />shtuan pikat e miratimit
TIRANE - Ndërtimi i dy pallateve pa lejë në qytetin e Vlorës, është kryer nga një mish-mash shkeljesh të kryera nga 8 të pandehurit e dosjes së prokurorisë së Vlorës, ku mes tyre ndodhet dhe emri i kryebashkiakut Shpëtim Gjika.

Gazeta “Shqiptarja.com”, disponon të plotë dosjen e njësisë hetimore Task-Forcë Vlorë, ku prokurorët Aurel Zarka dhe Klodjan Braho, kanë ngritur akuzën e “Falcifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim në dy raste për Gjikën dhë vartësin e tij Eleni Dardhaj.

Sipas akt-akuzës Gjika ka lëshuar vendimin e shkurtuar me nr.4/3, datë 15.07.2010 në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, vendim i cili është dorëzuar nga administratori i shoqërisë “Deco System” sh.p.k, i pandehuri Blerdi Licaj, dhe sipas akuzës është me përmbajtje tërësisht të falsifikuar.

Por ajo që bie në sy në të dyja rastet, është se dokumentacioni për lejë ndërtimi është plotësuar, në një kohë kur pronarët Aleks Ahmetaj, Artan Ferrati, Mustafa Tartari dhe Gëzim Feta, që pretendonin pronësinë mbi truallin ende nuk kishin marrë me dokumenta konkrete tokën e tyre, pra nuk njiheshin si pronarë nga zyra e hipotekës. Të gjitha veprimet nga të pandehurit sipas akzuës janë kryer në një kohëm, kur ska pasur truall për të ndërtuar.

Shkrimi në procesverbale
Nga këqyrja e kryer protokollit të mbledhjeve të vitit 2010 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, rezulton se më datë 15.07.2010 është zhvilluar mbledhja e KRRT-së. Në pikën (1) të kësaj mbledhje është vendosur që të miratohet projekt-zbatimi i bulevardit “Ismail Qemali” Vlorë-Skelë dhe në pikën (2) të kësaj mbledhje është vendosur që të mitratohet projekt-zbatimi i rrugës kampi i punëtorëve-tyneli.

Në fund të proces verbalit të kësaj mbledhje, në numërin rendor (3), është përshkruar se, “kryetari i KRRT propozon dhe miratohet DP dhe SUP lagje “29 Nëntori”, autori A.Muderizi dhe shesh plus lejë ndërtimi për kompleks banimi dhe shërbimi 13 kate në lagjen “29 Nëntori”, me pronar Tartari, Ferhati, Ahmetaj dhe subjekt “Deco System” sh.p.k.” Vihet re se largësia midis rreshtave të shkrimit në pikën (3) është shumë e vogël në krahasim me rreshtat e tjera të ndodhura në të njëjtin proces verbal.

Një praktikë e njëjtë ka ndodhur edhe në rastin e dytë në mbledhjen të 24 marsit 2010, ku sërisht është shtuar një fjalë me shkrim të ndryshëm, dhe që autorizonte dhënien e lejës për shtetasin Gëzim Feta dhe subjektin “En-Bjo Sh.p.k” me përfaqësues Gentjan Sherifaj. Në fakt në këto dy mbledhje nuk është diskutuar asnjëherë për këto dy leje ndërtimi.

Akti i ekspertimit
Në dosjen e prokurorisë së Vlorës thuhet se: “duke iu referuar aktit të ekspertimit grafik me nr.5804, datë 31 maj 2013 të Drejtorisë së Policisë Shkencore, rezulton se pika (11) e proces verbalit të mbledhjes së datës 24 mars 2010 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë është shkruar nga i njëjti person që ka shkruar edhe pjesën tjetër të proces verbalit të mbledhjes, që nga hetimi rezulton se është e pandehura Eleni Dardhaj. Ndërsa në anën e majtë të proces verbalit të pikës (11) ndodhet nënshkrimi i Kryetarit të Bashkisë Vlorë.

Këto rrethana, nuk tregojnë thjeshtë faktin se nuk janë zbatuar kërkesat ligjore për miratimin e sheshit dhe të lejës së ndërtimit, por janë prova që vijnë në harmoni dhe në lidhje llogjike me faktet objekt akuze, prej të cilave konfirmohet se në mbledhjet e KRRT-së së Bashkisë Vlorë të datave 24.03.2010 dhe 15.07.2010 nuk janë miratuar vendimet e përmëndura më sipër si objekt akuze.

Në këto kushte, rezulton se nga të pandehurit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardhaj, janë konsumuar elementët e figurës së veprës penale “falsifikimi i dokumentave”, të kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë.

Shkrimi u publikua sot (30.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë