Më 9 qershor, Leo Messi dhe Neymar do të zbresin në fushën e stadiumit “MCG” të qytetit të Melbourne, në Australi, por ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe dy yjet e Barcelonës do të jenë kundërshtar.

Sipas një deklarate të ministrit të Sportit të Australisë, John Eren, të premten e 9 qershorit, në stadiumi “MCG” të Melbourne, do të zhvillohet një ndeshje miqësore mes Brazilt dhe Argjentinës.

Stadiumi “MCG”, ka një kapacitet prej 100 mijë vendesh dhe përballja e dy yjeve të Barcelonë, pa dyshim që do të jetë një shtysë e mirë që stadiumi të mbushet plotësisht.

Brazili është përballur me Argjentinën në nëntor të vitit të kaluar, në një ndeshje të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit, ku Brazili arriti të merrte një fitore 3 me 0, ku një prej golave mban firmën e Neymar.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com