Procedura/Gjyqtari i dorëhequr, mbetet 10 vjet jashtë sistemit. Nëse gjyqtari ose prokurori jep dorëheqjen, ndërpritet hetimi
Ndonëse të gjithë gjyqtarët, prokurorët do t’i nënshtrohen vlerësimit përsa i përket kontrollit të pasurive, lidhjeve me krimin si dhe të aftësive profesionale të tyre, drafti i ekspertëve për reformën në drejtësi duket se u krijon atyre një lloj mbrojtje. Çdo subjekt që do t’i nënshtrohet kontrollit mund të dorëhiqet nga detyra dhe në këtë mënyrë hetimi ndaj tyre ndërpritet.
Çdo gjyqtar ose prokuror i dorëhequr për t’i shpëtuar hetimit pasuror, do të mbetet jashtë sistemit të drejtësisë për një periudhë 10 vjeçare. “Në çdo kohë, përpara ose gjatë periudhës së vlerësimit, subjekti i vlerësimit mund të dorëhiqet nga detyra dhe në këtë rast vlerësimi ndërpritet”, saktësohet në pikën Ç të nenit 179 B të draftit të ekspertëve për Reformën në Drejtësi ku përcaktohen kriteret e vlerësimit.
Po ashtu shtohet se “Funksionarët që dorëhiqen në kushtet e parashikuara nga ky nen nuk mund të shërbejnë më si gjyqtarë të çdo niveli, prokurorë, anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor ose anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ose Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror të Përgjithshëm për një periudhë 10 vjeçare”.
Për të verifikuar pasuritë, aktivitetin profesional apo lidhjet me botën e krimit, KPK mund të marrë informacione dhe nga publiku. “Këto organe mund të marrin në shqyrtim informacione nga publiku duke respektuar parimin e proporcionalitetit midis privatësisë dhe nevojave të hetimit, si dhe duke garantuar të drejtën për një proces të rregullt ligjor”, thuhet në draft.
Po ashtu saktësohet se institucionet shtetërore bashkëpunojnë duke siguruar akses të drejtpërdrejtë në bazat e tyre të të dhënave. “Komisioni dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë akses të drejtpërdrejtë në të gjitha bazat qeveritare të të dhënave, me kushtin që të mos jenë të klasifikuara si “sekret shtetëror”, duke përfshirë këtu edhe dosjet personale të të vlerësuarit, të dhëna statistikore”.
Masat. Antikorrupsioni në gjyqësor, edhe përmes SPAK
Ekspertët e reformës në drejtësi kanë propozuar në paketën e ndryshimeve kushtetuese dhe rregullimeve me ligj edhe ngritjen e një Strukture të Specializuar e cila do të përfshijë hetimin e rasteve të korrupsionit brenda sistemit gjyqësor. SPAK do të asistohet në kryerjen e veprimeve hetimore nga Byroja Kombëtare Hetimore.
Në përbërje të saj do të jenë gjyqtarë, prokurorë dhe efektivë të policisë gjyqësore. Struktura duhet të jetë e qëndrueshme, në mënyrë që gjyqtarët dhe prokurorët të mos lëvizen, penalizohen apo të ndihen në rrezik për shkak të hetimeve apo çështjeve.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com