Kombëtarja shqiptare e futbollit do të udhëtojë për në Serbi pa tifozët e saj bën me dije përmes faqes zyrtare online Federata Shqiptare e Futbollit.

Vendimi është marrë në bazë të rekomandimeve të ardhura nga UEFA, përmes  një letre të mbërritur të shtunën në FSHF.

“Është  vendosur që për ndeshjen e 14 tetorit në Beograd të udhëtohet pa tifozë. Në të njëjtën  mënyrë, do të veprojë edhe Federata Serbe, me tifozët e saj në Elbasan, në ndeshjen e kthimit, te cilët gjithashtu s'do te jene te pranishëm.” -thuhet në njoftimin e FSHF-së.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)