Në shkurt zgjedhjet në FIFA
Blatter edhe 7 muaj President

Në shkurt zgjedhjet në FIFA<br />Blatter edhe 7 muaj President
Zgjedhjet presidenciale në FIFA për të përcaktuar pasuesin e Sep Blatter do të mbahet më 26 shkurt të vitit 2016. Data është vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i institucionit ndërkombëtar të futbollit që zhvilloi sot një mbledhje në Zyhih.

Blatter pas rizgjedhjes në fund të muajit maj dha dorëheqjen pas skandalit të korrupsionit por zvicerani do të qëndrojë në postin e tij edhe për shtatë muaj të tjerë.

Ende nuk ka kandidatura të zyrtarizuara por ai që shpreson më shumë për të qënë Presidnet I FIFA-s është Princi Ali.

Kandidaturë e bujshme mund të jetë edhe ajo e Presidentit aktual të UEFA-s Michel Platini.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil