Në shtator Kosova anëtarësohet
me të drejta të plota në INTERPOL

Në shtator Kosova anëtarësohet<br />me të drejta të plota në INTERPOL
Kosova është pranë një momenti historik, sipas raportimeve të mediave fqinje por një komunikate të qeverisë në largim, Republika e Kosovës është afër pranimit në INTERPOL.

“Përmes një letre dërguar ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock, e ka informuar se Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it, ka vendosur që aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, ta vënë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017”, thuhet në komunikatë, shkruan Rel.

Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, vijon komunikata, do të avanconte shumë kapacitetet e Kosovës në luftë kundër të gjitha krimeve, si dhe do të fuqizonte shtetësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

“Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë dy vjet e gjysmë të mandatit të saj, me përkrahjen substanciale të Kryeministrit Isa Mustafa, ka punuar me përkushtim të madh në avancimin e kapaciteteve të saj si dhe në bashkëpunim me dikasteret e tjera qeveritare kanë lobuar fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, punë e cila pritet të rezultojë me pranimin e Kosovës gjatë muajit shtator”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

INTERPOLI-i është organizata më e madhe e policisë në botë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik