Në spiralen e shtetit të dështua
Ajo që sigurisht çudit shumëkënd në këtë vend është efektiviteti i zellshëm dhe gatishmëria e strukturave policore në Berat për të arrestuar një kryeplak e për të vënë në ndjekje penale një kryetar komune, pasi, policia sigurisht që ka bërë detyrën, por ndërkaq 70 km më në jug të Kutallisë, në komunën e Lazaratit, policia as nuk guxon të hyjë në fshatin më të famshëm të Shqipërisë.
Dje policia e Beratit prangosi kryeplakun e fshatit Rërëz dhe nisi ndjekjen penale për kryekomunarin e Kutallisë, pasi në territorin e komunës u gjetën 170 rrënjë kanabis. Deri këtu lajm s’ka e asgjë nga sa më lart s’duhet të përbëjë lajm. Sipas legjislacionit, kryetarët e njësive vendore janë përgjegjës dhe duhet të raportojnë mbjelljen e kanabisit, e nëse s’e bëjnë, mbajnë përgjegjësi penale. Ajo që sigurisht çudit shumëkënd në këtë vend është efektiviteti i zellshëm dhe gatishmëria e strukturave policore në Berat për të arrestuar një kryeplak e për të vënë në ndjekje penale një kryetar komune (që si për rastësi rezulton të jetë zgjedhur nën logon e Partisë Socialiste), pasi, policia sigurisht që ka bërë detyrën, por ndërkaq 70 km më në jug të Kutallisë, në komunën e Lazaratit, (që si për rastësi është bastion i Partisë Demokratike), policia as nuk guxon të hyjë në fshatin më të famshëm të Shqipërisë, prej nga ku dalin tonelata me kanabis, e prej të cilave policia tek tuk ndalon ndonjë ngarkesë të vogël. Në mënyrë pikëlluese sa i përket seriozitetit dhe forcës së shtetit që dorzohet turpshëm përpara aktivitetit kriminal, dhe tejet amatoreske sa i përket përqasjes operacionale se si policia duhet të kryejë aksione të tilla, pak ditë më parë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit deklaroi (në të njëjtën kohë dhe informoi) se “shumë shpejt do të ndërhyjmë në
Lazarat”, ndonëse ndërhyrja nuk ndodhi kurrë, dhe gjasat janë që s’ka për të ndodhur ndonjëherë. Diferencimi radikal i përqasjes së strukturave policore dhe shtetërore ndaj fenomenit të kultivimit dhe tregtisë së kanabisit nuk është asgjë më tepër sesa replikimi në terren i standarteve të dyfishta që kjo mazhorancë i ka imponuar dhe vazhdon t’i imponojë shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës. Në Shqipëri, taksat janë të detyrueshme e shumica e njerëzve/bizneseve paguajnë por edhe denden me gjoba, ndërsa një pakicë e afërt me pushtetin s’paguan hiç dhe as i sheh ndonjëherë në derë inspektorët tatimorë. Në Shqipëri drejtësia është e barabartë për të gjithë, dhe shumica enden dyerve të gjykatave, paguajnë rryshfete apo dënohen padrejtësisht, por një pakicë e afërt me pushtetin nuk i trembet as prokurorisë e as gjykatës, sepse “të thyejnë kokën me lekë”. Në Shqipëri rregullat e qarkullimit rrugor janë njësoj për të gjithë, e policia s’lë makinë hallexhiu pa i kontrolluar siguracionin vjetor, taksat, kontrollin teknik biles dhe kutinë e ndihmës së shpejtë, teksa makinat supeluksoze të beniaminëve të pushtetit livadhisin pa dokumenta me 150 km/ orë dhe policët vetëm i nderojnë plot respekt e s’guxojnë t’u afrohen sepse “pale kë ka mik ky tipi”. Pandëshkueshmëria selektive është një mesazh i qartë, drejtpërdrejtë e i pagabueshëm për gjithë shqiptarët, dhe mesazhi është: Nëse më voton, më financon, më përkrah verbërisht, më mban në pushtet, më mbështet në zullumet politike, e më bëhesh krah në momentet e vështira, mund të jesh kriminel, hajdut, trafikant, kultivues droge, matrapaz, batakçi e dallaveraxhi, por asnjë gjëmb s’do të të hyjë në këmbë, peshorja e drejtësisë do të anojë gjithmonë nga ana jote, policia do të mbyllë sytë, prokuroria do të rrijë larg, dhe njerëzia anë e mbanë do të ta kenë frikën e do të ruhen sepse je “miku i pushtetit”! Paradigma e simbiozës pushtetar – militant automatikisht e bën politikën edhe më të ndotur e të varur nga krimi, i bën shkelësit e ligjit gjithmonë e më arrogantë e të sigurt në aktivitetin e tyre, hedh në erë shtyllat konceptuale të shtetit ligjor dhe drejtësisë së aplikueshme për të gjithë, rrit ndjenjën e pasigurisë tek popullata, dhe eventualisht sjell denigrimin e idesë se shteti ka realisht mundësinë dhe fuqinë të sigurojë rendin dhe qetësinë. Rastet kur kjo simbiozë ka rezultuar në krijimin e “shteteve të dështuar” ku krimi është fuqizuar përtej caqeve që i janë vënë fillimisht prej pu(shtetit) nuk mungojnë; Kolumbia, Meksika, Venezuela, apo Pakistani, për të përmendur vetëm disa. Se sa thellë do futet Shqipëria në këtë spirale të rrezikshme mbetet për t’u parë, dhe sigurisht edhe për t’u korrur dhe shitur!
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.6%
-
Të gabuar
13.4%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 3568
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42