Në fakt kjo nuk është hera e parë që në vendin tonë hidhet ideja për lejimin e martesave gay. Në vitin 2009, ka qenë ish-kryeministri Berisha që i ka kërkuar shoqërisë civile që në ligjin për mbrojtjen nga diskrimimi, të mund të përfshihen edhe martesat gay. Duke folur në Komitetin Ndërministror për Integrimin i cili miratoi aso kohe plan veprimin për dialogun e liberalizimit të vizave, Berisha tha se "pavarësisht nga debati që mund të ngjallë ky ligj, diskriminimi është i papranueshëm", ndërsa shtoi se "ky ligj ka të bëjë me të drejtat e martesave brenda gjinisë dhe probleme të tjera të kësaj natyre" që sipas tij synonte vendosjen mbi baza ligjore dhe jo diskriminuese edhe të këtij grupi personash.
/Shqiptarja.com






