‘Na dërgoni në shtëpi’, refugjatët afganë të bllokuar në hotelet e Mbretërisë së Bashkuar kërkojnë rikthimin në atdhe

‘Na dërgoni në shtëpi’, refugjatët afganë të bllokuar në hotelet e Mbretërisë së Bashkuar kërkojnë rikthimin në atdhe

Mijëra afganë të strehuar i kanë bërë thirrje Mbretërisë së Bashkuar të kthehen në vendin e tyre.

Kjo thirrje e afganëve ka ndezur dyshime sa i përket Operacionit ‘Mirë se vini’, programi i qeverisë afgane për zhvendosje.

Projekti u deklarua nga Boris Johnson më 29 gusht për të ndihmuar refugjatët afganë që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar duke siguruar mbështetje në mënyrë që ata të "rindërtojnë jetën e tyre, të gjejnë punë, të ndjekin arsimin dhe të integrohen në komunitetet e tyre lokale".

Po sa sukses ka pasur ky projekt kaq ‘altruist’ i Mbretërisë së Bashkuar në momentin që një popull i arratisur kërkon të kthehet në terrorin e atdheut?

Një udhëheqës i këshillit Danny Thorpe e përshkroi programin e qeverisë si një ‘dështim tronditës’.

Kjo sipas tij pasi deklaratat e Johnson nuk ishin në përputhshmëri me vendimet që u morën për këta njerëz praktikisht.

‘Ka një mospërputhje të madhe midis retorikës së politikanëve të lartë të qeverisë dhe veprimeve të tyre për të mbështetur ata njerëz.’, deklaroi udhëheqësi i këshillit, Thorpe.

Deklaratat nga këshilli ‘Greenwitch’ rrëfejnë gjithashtu se nëpër hotelet ku janë akomoduar 7000 afganë nuk ka kushtet e duhura mjekësorë dhe as cilësinë e tyre për mbajtjen e afganëve.

Vetëm pak orë pas akomodimit në gusht në hotelet e Sheffield, një fëmijë 5- vjeçar ka humbur jetën tragjikisht duke rënë nga dritarja e hotelit.

Jill O'Leary, mjeku kryesor në Fondacionin ‘Helen Bamber’ , i cili po punon me 650 afganë, tha se situata ishte "e ngatërruar dhe e hutuar", me disa kontraktorë në hotele që nuk ishin në dijeni nëse ata ishin të detyruar të ndihmonin afganët të regjistroheshin tek një mjek i përgjithshëm dhe t’u shpjegonin të drejtat e tyre.

Por duket se pakujdesitë  Mbretërisë së Bashkuar nuk përfundojnë këtu një deklaratë e një mjekeje afgane i ka shtuar edhe më shumë ‘peshë’ afganëve që duket se kaluan nga shiu në breshër.

Mjekja afgane rrëfeu që afganët u vendosën në hotele ku kishte një furnizim mjekësor "joadekuat". Ajo përshkroi një incident në një hotel ku gjeti një fëmijë me aftësi të kufizuara të keq ushqyer, i cili nuk ishte regjistruar nga autoritetet mjekësore për trajtim të veçantë.

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme u shpreh kundër situatës duke theksuar se m=Mbretëria e bashkuar ende nuk e ka dhënë kontributin e saj dhe është në proces të tij. Hotelet sipas tij janë të përkohshme dhe do të duhet ende kohë që situata të normalizohet.

“Evakuimi më i madh dhe më i shpejtë i urgjencës në Mbretërinë e Bashkuar në historinë e fundit ndihmoi mbi 15,000 njerëz në siguri dhe hotelet mbeten një masë e përkohshme për të ndihmuar në akomodimin e atyre që sollëm këtu. Do të duhet kohë për të gjetur shtëpi të përhershme për të gjithë, por ne po punojmë urgjentisht me partnerët tanë për ta bërë këtë.

"Qëllimi ynë është të mbështesim të gjithë ata që janë vendosur këtu për të ndërtuar një jetë të suksesshme në MB dhe kjo është arsyeja pse ne punojmë gjatë gjithë kohës për të ofruar mbështetje të gjithanshme për familjet. Kjo përfshin punën e ngushtë me autoritetet lokale në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të siguruar që të gjithë të akomoduar përkohësisht në hotele të kenë qasje në dispozitat thelbësore, kujdesin shëndetësor, arsimin dhe kredinë universale. " iu përgjigj akuzave zëdhënësi i Zyrës se Brendshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • D.D: 10/10/2021 22:02

    Ktu do hy në lojë shpëtimtarja e EU Shqipnia me liderin suprem Ramutin dhe Hale Xhaçkën me marrveshjen e fshehtë që thuhet nën zë e kryer disa kohë më parë.Qofsha i gabum se atëherë VULOSET ZHDUKJA e Shqiptarve në tokën e tyne. Rrofshin sufllaqet tna rrojë partia dhe “lideri” Hamut Rama

    Përgjigju
  • Arku: 10/10/2021 12:26

    Anglezet janë mashtruesit më të medhenj të botes, pa të marre 10 nuk të japin nje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit