​​​​​​​‘Na e morën në moshën më të bukur’, vritet i riu shqiptar në Londër, familjarët: Hyri në mes të sherrit për të shpëtuar shokun

​​​​​​​‘Na e morën në moshën më të bukur’, vritet i riu shqiptar në Londër, familjarët: Hyri në mes të sherrit për të shpëtuar shokun

Viktima, Lumturi Zeqo

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Britaninë e Madhe ku një i ri shqiptar është vrarë pasi hyri për të shpëtuar shokun e tij i cili u përfshi në një sherr në lokal dy ditë më parë.

Lajmi u bë jehonë në mediat britanike, ku familjarët e 27-vjeçarit Lumturi Zeqo, rrëfyen sesi viktima kishte hyrë në një sherr në lokal për të shpëtuar shokun e tij.

Familjarët u shprehen të tronditur nga humbja e papritur e të riut. Kushërira e tij, Violeta Uka ka thënë se Lumi ishte njeri i guximshëm dhe se nuk nguroi asnjë sekondë të sakrifikojë veten për të shpëtuar shokun e tij.

“Ai hyri në mes të sherrit për të ndarë shokun e tij dhe ata e vranë atë. Ai ishte një njeri i guximshëm dhe i mirë, prandaj ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij,” ka deklaruar kushërira e tij Violeta Uka.

I riu vdiq në vendin e ngjarjes, pranë një lokali në Leytonstone ndërsa një mik i tij rreth të 20-tave mbeti i plagosur. Lumturi Zeqja jetonte në Londër për 13 vjet dhe kushërira e tij e cilëson atë si një njeri punëtor.

“Na morën Lumin në moshën më të bukur. Nuk ka fjalë për ta ngushëlluar familjen,” tha ajo.

Deri më tani asnjë arrestim nuk është bërë për vrasjen e shqiptarit edhe pse policia thotë se po heton në pista të ndryshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja