KURBIN-Prej më shumë se tre dekadash, banorët e një lagjeje në Fushë-Mamurras të Kurbinit jetojnë mes vështirësive prej rruges së amortizuar.
Ata thanë se gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 Majit, kryetarja e bashkisë, Majlinda Cara dhe drejtuesi politik i PS në Lezhë, Ulsi Manja u kishin premtuar asfaltimin e rrugës me gjatësi 1.2 km. Banorët thanë se ia dhanë votat PS-së, por rruga vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme.
Përballë kësaj situate ata u ngriten në proteste këtë të hënë, duke kërkuar ndërhyrjen urgjente të bashkisë Kurbin për asfaltimin e rrugës dhe sistemimin e kanalizimeve.
Gjatë stinës së shirave rruga shndërrohet në një pellg të madh uji, duke u kthyer në një problem serioz për lëvizjen e fëmijëve ne shkolle.
Jane rreth 70 familje te cilet po vuajne nga mungesa e infrastruktures ne Fushe-Mamurras, ndërsa paralajmërojnë se do të vijojnë protestat nëse bashkia nuk investon në infrastrukturë.
Komente









