'Na ishte një herë Qemal Stafa!' Ja pse ishte stadiumi më i bukur në Europë! Rrëfimi i Uvil Zajmit në 'Esencë'

NJË RRUGËTIM NË KUJTESË, kështu do ta përcaktoja këtë intervistë. Por nuk ka qenë i lehtë ky udhëtim i gjatë, i lodhshëm në kërkim të çdo detaji të harruar nga ajo kohë kur luhej me këpucë me taka sholle, me topin e lekurës, fanellat pa sponsorë, si dhe rrëfimi me kujdes i një ngjarjeje, i një historie, i karrierës sportive të një personazhi, që në njëfarë mënyre kanë qenë pjesë e jetës sonë, bashkë me Stadiumin "Qemal Stafa".

Janë kujtime që rikthehen, episode, foto të bëra në kohë të ndryshme që rishikohen e që shoqërojnë një zinxhir me emocione te forta, si dhe shumë nostalgji. Një kohë filtër për të kujtuar më të veçantën, më të bukurën, fragmente të se kaluarës së stadiumit kombëtar të vetëm shqiptar. Një zhytje në detin e madh qemalstafas, një kohë që të shoqëron në mënyrë kronologjike nga ngjarja në ngjarje, duke ofruar ndeshje, kampionë, data, gara, për t'ua rrëfyer kureshtarëve që nuk i kanë përjetuar dikur ato. 

Veçanërisht kjo për miq, kolegë, familje sportistësh, arbitra, atletë, rekordmenë, drejtues, gazetarë, radiotelekronistë, tifozë të tribunave A dhe B, ata kuqezinj, per brezat e shumtë, por edhe për të rejat e të rinjtë pasionante. Edhe për mua, me nje karrierë arbitrore mbi 20 vjet, me flamur e bilbil në ate stadium, përkrah emrave te medhenj, personaliteteve të gjykimit shqiptar, në shumë ndeshje të paharruara, përballje, sfida epokale. Prandaj vendosa që edhe këtij stadiumi kombëtar që sot nuk e kemi më, ti kushtoj edhe librin tim “Na ishte njëherë Qemal Stafa”.  

Kështu shprehet Uvil Zajmi përballë gazetarit Eljan Tanini në Esencë, Report Tv.

Nëse ju jeni një personazh i interesant, nëse keni një histori të bukur dhe shumë të veçantë për të treguar me nostalgji, nëse keni bërë diçka të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, na shkruani në 0693508323. Më pas ne do e ndjekim historinë tuaj.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?