'Na kanë lënë në harresë', Basha takim me pensionistët në Vlorë: Më shumë janë rritur çmimet e ushqimeve, pensionet jo (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure një takim me disa pensionistë në qytetin e Vlorës.

Gjatë bashkëbisedimit, pensionistët i kanë shprehur problematikat e tyre që hasin çdo ditë dhe se ndihen të braktisur nga shteti.

Një prej pensionistëve shprehet se mungojnë investimet dhe mundësitë e punësimit për të rinjtë duke i detyruar të rinjtë të largohen nga vendi.

"Asnjë gjë, nuk po bëhet ndonjë investim kjo është një nga arsyet e një emigracioni të madh sidomos të brezit të ri se s’ka mundësi punësimi" - thotë një prej pensionistëve.

Gjithashtu ata shprehin edhe pakënaqësitë për pensionet që marrin pasi fëmijët e tyre janë jashtë shtetit dhe nuk kanë se me kë t'i gëzojnë paratë. Ata shprehen se rritja e pensioneve është qesharake.

"Çfarë kërkoj unë si mësues që kam qenë 42 vjet dhe jam i kënaqur në thonjëza për pensionin që marr. Sado sikur edhe një milionë të marr, kur s’kam fëmijët në shtëpi çfarë do t’u gëzosh atyre lekëve. Lëre që s’arrij kurrë në atë masë njëherë edhe tani kur i thonë muhabetit dolëm në pension fëmijët thonë hajde në Vlorë rri me të tjerë" - tha një tjetër pensionistë.

"Pensionistët janë…. Nuk është rritje pensionit ajo 2 mijë lekë. 2 mijë lekë s’është asnjë... 2 mijë lekë. Unë kamë dy djem, të dy i kam pa punë dhe nusen e të madhit e kam pa punë. Dy pensionet tanë, timen dhe të gruas time edhe nusja e djalit të vogël punon në një sufllaqe këtu tek Konadi mbajmë 11 fëmijë me bukë" - tha një pensionist.

Kryedemokrati Lulzim Basha tha se problemi i rritjes së pensionit ka 8 vite që nuk zgjidhet. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe, më shumë është rritur çmimi i ushqimeve se sa pensioni, duke e bërë thuajse të pamundur përballimin e kostove të jetesës.

"Për 99.9% të pensionistëve shqiptarë pensioni është i pa mjaftueshëm. Po s’pati pak ndihmë nga fëmijët e ka të pamundur të kaloj muajin. E ky është një problem që jo vetëm s’ka marr zgjidhje 8 vite me radhë, pensionin e ka rritur më pak se ç’është rritur inflacioni. Pra, më shumë janë rritur çmimet e ushqimeve bazë dhe konsumit të përditshëm, më shumë rritur kosto e jetës se ç’është rritur pensioni. Investimi i parë duhet bërë te ekonomia që të krijojë vende pune për rinin, se në qoftë se rinia gjen vende pune, nuk largohet atëherë jeta do të jetë më e thjeshtë edhe për ju. Do kenë mundësi t’ju ndihmojnë ju, do kenë mundësi të ndërtojnë jetën e tyre në këtë vend dhe padiskutim sa më shumë të punësuar, sa më shumë kontribute shoqërore aq më i madhë fondi i pensioneve aq më të lehtë e ka qeveria e ardhshme për të bërë një politik të rritjes së pensioneve në një masë që ju të përfitoni" - tha Basha.

Së fundmi ai iu kërkon votën pensionistëve për 25 prillin duke u shprehur se kjo është e vetmja mënyrë për të larguar të keqen nga vendi.

"Nuk jemi në një situatë pamundësie. Shqipëria është një vend me mundësi të jashtëzakonshme dhe nesër ju garantoj do të keni një qeveri dhe një kryeministër të përgjegjshëm që i njeh, i ka prekur hallet, dhimbjet, vuajtjet e njerëzve. Për ne prioritet absolut do të jetë ndihma financiare për të gjitha familjet e goditura nga kriza dhe të goditura dyfish nga pandemia natyrisht duke përfshirë dhe pensionistët, se ju me këto pensione mezi ia dilnit para pandemisë e jo më tani që duhet të bëni shpenzime shtesë për një maskë, një dezinfektant. Nuk mund të vijë ndryshimi pa e larguar të keqen. Largimi i të keqes është hapi i parë që i bashkon të gjithë, të djathtë e të majtë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:15
Bizneset në Vlorë i ankohen Bashës: Po falimentojmë, malli nuk na shitet e për pasojë po prishet

Kryedemokrati Lulzim Basha përveçse me një grupë pensionistësh, u takua me biznesin e vogël dhe me tregtarë në tregun e fruta-perimeve në Vlorë.

Ata i janë ankuar kryetarit të opozitës për kushtet e vështira që po kalojnë, ndërsa theksuan se kanë 30 vite që paguajnë taksat, por pushteti vendor dhe qëndror as që i kthen sytë nga ta.

“Nuk kemi asnjë mbështetje.12 orë punë, 10 euro dita.” - thotë një tregtar.

Basha tha se vendi ka nëvojë për një qeveri që në vëmendje ka qytetarin dhe taksat i kthen në shërbim dhe jo pagesa korrupsioni.

“Ju do ta ktheheni pushtetin për të ndryshuar qeverinë sa herë që nuk punon për ju dhe mendon për vetë.”

Lulzim Basha, tha se shqiptarët kanë 8 vite që gënjehen dhe nëpërkëmbën, ndaj ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të ndryshuar realitetin.  

1607551930_Screenshot11.jpg

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pano: 09/12/2020 18:53

    I fitove 10 vota o Lulush. Pac fat ne detyren e re si Kryeminister.

    Përgjigju
  • Oriku: 09/12/2020 16:44

    O Bashe legeniVlora dhe Laberia ta kan fut thelle kallamin zor se e nxjerr nga b...

    Përgjigju
  • dulja: 09/12/2020 16:25

    leri pordhet ike ore legen se jafte kote

    Përgjigju
  • Vlora: 09/12/2020 16:12

    Larg nga Vlora ti legen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun