'Na pret një përballje e madhe', trajneri i Vllaznisë: Qipriotët e Ael kanë avantazhin e tifozëve

Pasi kaloi me zemër në dorë Shiroki Brijeg, duke bërë një përmbysje spektakolare në Shkodër, të enjten Vllaznia do përballet për turin e dytë të Conference League në transfertë kundër të Ael Limasol. Në letër qipriotët duken favorit dhe për këtë arsye trajneri i Vllaznisë thotë se pret një ndeshje të madhe.

“Mendoj se lojtarët e mi janë gati për një ndeshje të madhe. Ael Limasol është një ekip shumë serioz dhe duhet të jemi përgatitur për një ndeshje të madhe.”

Trajneri kroato-gjerman i Vllaznisë e ka të qartë se si mund të kualifikohet kundër qipriotëve, ndaj të cilëve javën e ardhshme në Shkodër do luajnë ndeshjen e kthimit.

“Ne duhet të shkojmë atje me shumë vetëbesim, duhet të jemi përgatitur shumë fort, sepse presim një kundërshtar agresiv dhe sulmues. Ndoshta do kenë edhe një shtysë nga atmosfera sepse do kenë rreth 75% të tifozëve në stadium. Duhet të përgatitemi më fort se në ndeshjen e parë, duke qenë se presim një ndeshje shumë të fortë.”

Me ndërhyrjen e UEFA orari i kësaj sfide të enjten është spostuar për shkak të temperaturave të larta. Ajo nuk do të luhet në orën 16:30 siç ishte programuar fillimisht, por në orën 19:00.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë