TIRANE- Shqipëria të shmangë deklaratat të cilat janë në kundërshtim me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Pas mesazhit të SHBA-së të përcjellë nga ambasadori Alekandër Arvizu, vjen dhe mesazhi i Bashkimit Europian, aty ku duam të anëtarësohemi.
“Më lejoni të them se jam plotësisht dakord me vërejtjet e kolegut tim amerikan, dhe ç'ka nuk është vetëm pozicioni im por i tërë familjes europiane. BE beson se çështja e integritetit të kufijve nuk është një çështje pasi ne nuk do të donim të shikonim ndryshime kufijsh.”- tha sot ambasadori Sequi duke iu përgjigjur gazetarëve. Madje ai lexoi dhe konkluzionet e Këshillit Europian, të miratuara dhe nga Parlamenti Europian sipas të cilit “mirëpret rolin konstruktiv në rajon dhe i bën thirrje Shqipërisë të shmangë deklaratat të cilat janë në kundërshtim me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë."
“Nuk është opinioni im personal por i 27 vendeve të BE-së”- tha më tej Sequi.
Ai bëri thirrje që Shqipëria të vazhdojë të luajë rol konstruktiv dhe stabilizues në rajon, si pjesë e detyrimeve të Shqipërisë në rrugën evropiane. “Unë e kuptoj se kohët e fundit është thënë se bashkimi i kulturës shqiptare duhet të realizohet në kuadrin e perspektivës evropiane të vendeve në rajon. Mendoj se ajo që është e rëndësishme dhe do të jetë e vlefshme në të ardhmen është se Shqipëria do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në rajon dhe të adaptojë politikën e fqinjësisë së mirë”- i marrë në pyetje gjatë pushimit, të takimit të pestë në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian në ndihmë të sistemit shqiptar të drejtësisë, EURALIUS në hotel "Tirana".
DEKLARATA E KRYEMINISTRIT U MBAJT ME 27 NENTOR NE VLORE
Më 27 nëntor nga Vlora ku ndodhej për festimet e 100 vjetorit kryeministri Berisha deklaroi:
“Gëzuar Vlorës, qytetarëve të saj, Ismail Qemal Vlorës e burrave të tjerë të kombit, që shpallën në këtë qytet të përjetshëm, në 28 nëntor të viti 1912, pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e Shqipërisë etnike, Shqipërisë së të gjitha trojeve shqiptare nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë. Nder përjetë babait të pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemal Vlorës, burrave që firmosën aktin e pavarësisë, qytetarëve të Vlorës e të mbarë Shqipërisë! Gëzuar 100 vjetorin”.
Një deklaratë e tillë bëri që ministri i Jashtëm grek, të anulonte vizitën në minutën e fundit.
Deklarata tërhoqi vëmendjen e shumë vendeve të rajonit, në kufi me Shqipërinë, duke u përkthyer në shenjë reagimi në bojkotimin e festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë nga Presidenti maqedonas Giorge Ivanov dhe ministri i Jashtëm grek Dimitris Avramopulos, të cilët anuluan vizitat në Shqipëri.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fakte mbi nacionalizmin dhe reagimet nderkombetare