Gjatë intervistës në studio Ish-ministri i Drejtësisë ka theksuar se sa e rëndësiishme është vijimi i reformës së nisur në sistemin e drejtësisë.
Intervista e plotë e ish-ministrit të Drejtësisë Nasip Naço:
Pak ditë më parë keni marrë një ftesë nga Rama, derën e kemi hapur si e komentoni zoti Naço?
Ky është një veprim bashkëpunimi, dhe bashkëpunimet në dobi të qytetarëve janë gjithmonë të mira dhe të shumëpritura.
Si ka qenë bashkëpunimi mes jush dhe Kryeministrit Edi Rama?
Në ditët e mia të para si ministër i kam parashtruar zotit Rama se si e mendoja sistemin e Drejtësisë, për hirë të vërtetës kam gjetur mbështetje maksimale prej tij dhe nga kabineti qeveritar, pra mund të them se ka patur sinjale pozitive.
Kishim mbi 10 mijë dosje në Gjykatën e Lartë, duheshin vite e vite që te dilej nga kjo gjendje, kërkova reformim për gjykatën. Parashtrova në kuvend këtë problematikë se nuk funksiononte siç duhej puna.
Nuk funksiononte siç duhet, pra parashtrova se duhej një reformë efektive në sistemin e drejtësisë.
Reforma në drejtësi, ishte një qasje e kryeministrit apo dhe puna juaj?
Për hirë të së vetetës kanë nisur nga ministria Drejtësisë. Dua ti falënderoj për këtë.
Nëpërmjet një grupi pune që ne krijuam ia dërguam draftet në Kuvend.Reforma duhej të ishte bërë, nëse do ishte për mua unë do zgjidhja një model të bashkimit evropian, nuk do merrja karroceri kineze me me mottor gjermano lindor. Më afër ishte modeli italian, më origjinal do ishte modeli francez dhe modeli kroat.
Ky model e zbeh Prokurorinë e Përgjithshme?
Kjo është çështje modeli, personalisht do preferoja një model francez.Ne nuk mund të merrnim modelin gjerman.
Këtë model si do etiketonit?
Ky model nuk eshte as gjerman, as francez, as amerikan, kjo është cëstje modeli, por kjo mund të jetë e suksesshme. Modelet janë të ndryshme, por mund të funksionojë më mirë.
Shpresojmë dhe dëshorojmë që të gjithë të kërkojmë një sistem drejtësi, të këtë integritet. Kthimi i besimit tek ato që do kenë fatin të punojnë në të nesërme.Propozimi ka qenë i imi në lidhje me ngritjen e një institucioni të veçaantë.
Komisioni i Venecias komenton në lidhje me standardet e e Evropës. Duhej një bashkëpunim mes EURALIUS.
Cilat ishin Motivet e largimit nga Ministria e Drejtësisë?
Për ti dhënë impulse Ministrisë së Drejtësisë.
Kjo ka të bëjë më reformimin, largimi ka qenë i imi dhe u largova sepse nuk po fun
Ksiononin sic duhej.
Ju po thoni se ishte nje ndjenje personale që do hasje në një vështirësi?
Në hollin e ministrisë së Drejtësisë asnjërin nuk i ka kaluar 3 vjet, është një institucion që ka probleme dhe faturat negative ua faturojnëe direkt ministrave përkatës.
Çfarë bashkëpunimi kërkon Rama?
Cdo shërbim që i nevojitet vendit jamë i gatshëm të japë kontributet, pastaj gjëra të tjera që janë në një interes më të ngusht.
Në rastin e Gramoz Rucit vendoset të mos shkonit, ctë keqe kishte që gramori të mos votohej?
Personalisht do votoja nëse do kishte dy kandidatura, por fatkeqësisht ishte një e tillë.
Ka patur dhe kandidatura të propozuara, por nuk kemi marrë pjesë dhe koha na tregojë që ne kishim të drejtë.
Nuk marrë pjesë në votim, brenda dhomave të fshehta ka kamera të fshehta dhe kaq.
Deklaraataa e ambasadotit Lu, Cfarë do të thonë ato deklarata dhe për kë ishin?
Kjo deklaratë ka qenë për të gjithë, për qeverinë, për organet e drejtësisë, prokurorë, gjyqtarë.
Sa janë ato të gatshëm për të denuar aktet e krimit dhe korrupsionit. Për të treguar integritet dhe profesionalizëm.
Pse diplomati e thotë tani në këtë moment, ka ndryshuar dicka në qëndrimin amerikan?
Sigurisht se para dhe pas zgjedhjeve , kam parë një tendencë të riorganizimit të krimit dhe kam bërë një status për këtë. Kam parë që po manifestonin në terren dhe strukjen e policisë së shtetit.
Thirrjet kanë qenë më zë dhe figurë sepse e kemi parë që ka patur raste të tilla.
Lu tha se ka 4 klane dhe 20 familje mafioze në Shqipëri, ju z.Naço i dini se sa janë?
Duhet të pyesni vetë ambasadorin. Mund të jenë , por në dijeninë time nuk kam të dhëna.
Përgjegjësia e kujt është e policisë apo gjykatës kjo lloj strategjia sipas jush ?
Të gjitha këto bashkë duhet të punojnë në një frymë bashkëpunues dhe e kemi për detyrë që të luftojnë krimin e organizuar. Krimi i rrrugës duhet luftuar. Krimi duhet luftuar me ashpërsi dhe tolerancë zero. Kemi patur arrestimet nëpërmjet denoncimeve të bër2ë nga denoncimi i qytetarëve.
Aktualisht kemi proces tek prokurorët dhe gjykatësit, dhe të policisë ?
Çdo institucion duhet të jetë i drejtë dhe të zbatojë atë që parashikon ligji, fushatat që janë gjithpërfshirëse janë të dobishme.
Bandat të 97 përfunduam me burgim të përjetshëm, pse pati sukses në atë kohë dhe jo tani?
Sigurisht dhe kohë të ndryshme, merren dhe masa të ndryshme. Ngjarjat në Shkodër dhe Vlorë, mbështetja nga qytetarët dhe prokurorët pati sukses pozitiv.
Kishte më pak korrupsion në atë kohë?
Kjo është një cështje prioritetesh, nëse do merresh me disa gjera duhet edhe angazhimi konkret.
Qeveria Rama 1 nuk e kishte prioritetet luftimin e kanabisit?
Personalisht do e nisja nga kjo po të ishte sipas meje, por kjo është çështje prioritetesh. Po të marrim për analogji ka vende që respektohen tabelat, ka dhe vende.
Ka mafje në Shqipëri nga provoja që ju keni?
Kodi Penal flet për krim të organizuar, mafja është koncept mediatik. Ka krim të organizuar.
Në përiudhën tuaj flitej për klane dhe mafje?
Është folur dhe në atë kohë, por ardhja e disa përfaqësues amerikanë të DEAS.
Si i gjykoni marrëdhënien tuaj mes LSI-PD?
Personalisht për veten time jam pro bashkëpunimeve që janë në dobi të qytetarëve. Grupin e LSI e kam quajtur si opozitë progresiste për t’a diferencuar edhe nga opozita e PD.
Deren ua ka lenë të hapur zoti Rama , besoj se do jesh aty sërish?
Do dëshiroja që Rama 2 të plotësonte të gjithë nevojat e shqiptarëve, pastë shëndet dhe shpresojmë që ti arrijë.
Qeveria nëse nuk plotëson kërkesat e popullit, populli mund ta rrëzojë, kështu tha ambasadori Donald Lu?
Po sigurisht ambasadori Lu i është referuar kushtetutës amerikane dhe kjo është ajo që duhet të ndodhë edhe në vendin tonë.
Po nuk patëm një zbatim të ligjit të gjithë gjërat do të shkojnë në një drejtim të gabuar, po nuk patëm një ligj të fortë edhe ekonomia jonë nuk do të marrë investimet e duhura.