Sipas Naços kjo reformë do të kërkojë shuma të mëdha financiare dhe për këtë arsye kërkon mirëkuptimin dhe konsensus nga të gjithë.
“Evidentimi dhe Miratimi i fondit për kompensimin e pronave përfundon sot, pr/ligji e shtyn më 30 10 2015, afat i nevojshëm për përfundimin e reformës. AKKP me ekspertët kanë kryer konsultime për të diskutuar të gjitha zgjidhjet e çështjes së pronave. AKKP dhe MD kanë hartuar një draft të parë për kompensimin e pronës private pa të drejtë, shumë shpejt ky draft do të kalojë për shqyrtim. Afati i ligjit nevojë që të shtyhet. Brenda afatit prej 6 muajsh sjellim ligjin përfundimtar për zgjidhjen e ligjit. Zgjidhja e ofruar të jetë mundësisht e pranuar nga të gjithë qytetarët. Të qartë se kjo reformë kërkon një financë shumë të madhe për këtë kërkojmë mirëkuptimin dhe konsensus nga të gjithë.”- tha Naço.
Në përfundim të seancës është miratuar shtyrja e afatit për ndryshimin e ligjit për kompensimin e pronës me 83 vota pro.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
