Naço: Gjykata e Lartë duhet
reformuar, KLD bën presion

Naço: Gjykata e Lartë duhet<br />reformuar, KLD bën presion
TIRANE - Gjykata e Lartë ka nevojë për reformim dhe për këtë gjë, kemi kërkuar edhe asistencën e Komisionit të Venecias, deklaroi gjatë fjalës së tij, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i cili është duke raportuar në Komisionin e Integrimit në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij, ministri Naço tha se, KLD mban nën presion kryetarët e gjykatave, duke mos i emëruar por duke i lënë të komanduar.

“KLD ka emëruar vetëm 7 kryetarë gjykatash. Pjesa tjetër është e komanduar dhe ka qenë nën presion të këtij institucion”, ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.

Sipas ministrit të Drejtësisë, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtesisë janë bërë bërë pengesë për emërimin e gjyqtarëve të rinj. “Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë bërë pengesë për emërimin e gjyqtarëve të rinj. Me gjyqtarët e rinj do të luftojmë korrupsionin në drejtësi pasi gjyqtarët e vjetër janë në radhët e të korruptuarve”, ka deklaruar Naço gjatë raportimit në Kuvend.

Gjatë këtij raportimi, ministri Naço është duke paraqitur strategjinë antikorrupsion të hartuar nga institucioni që ai drejton. Sipas tij, strategjia dhe paketa antikorrupsion i hapin rrugë luftës efektive të këtij fenomeni negativ për Shqipërinë.

Ministri i Drejtësisë, tha se, për të luftuar korrupsionin duhen sekuestruar pasuritë e paligjshme. “Duhen sekuestruar pasuritë e atyre që kryejnë evazion e prandaj korrupsioni duhet të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda”, tha ministri Naço gjatë fjalës së tij.

Sipas Naços, vullneti politik do ta bëjë luftën ndaj korrupsionit më efektive dhe kjo do të jetë pasaporta për në BE e Shqipërisë. Sipas ministrit të Drejtësisë, edhe qytetarët duhet të bëhen pjesë e luftes kundër korrupsionit në drejtësi.

Ndërkaq, anëtari i Komisioni të Integrimit, Gramoz Ruçi ka deklaruar se i gjithë sistemi i drejtësisë është i kalbur dhe duhet reformuar. “I gjithë sistem i drejtësisë është i kalbur. Duhet ndryshuar gjyqtarët e vjetër me të të rinj”, tha Ruçi gjatë fjalës së tij. 

ORA 07:50 NAÇO SOT NE KOMISIONIN E INTEGRIMIT
Komisioni Parlamentar i Integrimit do të presë sot një raportim të Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço i cili do të raportojë përpara deputetëve për reformat në drejtësi.

Sipas të gjitha gjasave opozita do të kërkoj një shkëndi të rradhës për tu konflikuar me mazhoracën dhe një nga këto mund të jetë edhe ngjara e ndodhur pak ditë më parë në burgun e Drenovës ku 7 persona u arratisën, arratisje kjo që përfundoi pas 7 ditësh ku u kapën edhe të kërkuarit e fundit.

Por veç kësaj, një debat i ashpër pritet që të ndodh edhe për video skandalet e fundit të publikuara në media ku disa gjyqtarë dhe prokurorë kanë marrë rryshfe pë të ndryshuar masat e sigurisë për disa persona.

Kjo pikë pritet që të ndez edhe më shumë debatin ndërmjet opozitës dhe mazhoracës, pasi emërimet e bëra së fundi në gjykata e vednit janë bërë edhe objekti i debatiti në seancën e fundit plenare në parlament. Deputeti Fatmir Xhafa u shpreh publikisht kundër presidenti të vendit Bujar Nishani ku theksoi se emërimet e bëra në gjykatat e vendit janë pazare të pastra politike dhe se Presidenti i vendit është një ushtarë i bindur i Partisë Demokratike.

Kësisoj, kur Kuvendi pritet të hedh në votim dy drekretet e Nishani për dy postet vakante në Gjykatën e Lartë, pritet që ndërmjet PD-së dhe PS-së të lind edhe një debat edhe më i ashpër pasi marrëdhëniet Presidencë-Qeveri janë tejet të ftohta ndërmjet tyre. Gjë kjo që ka ardhur edhe nga mënyra se si Bujar Nishani u bë Presindet i vendit.

Gjithashtu pritet që kjo seancë e Komisionit Parlamentarë të Ligjeve të zgjasë edhe më shumë se zakonisht pasi debati ndërmjet palëve pritet që të jetë tejet i zjarrtë.

Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dy 'non grata' në qeverinë e Vuçiç, eksperti Elezi: Serbia e rreshtuar kundër SHBA! Vulin, organizator i i disa aktiviteteve të dhunshme në Kosovë

Dy 'non grata' në qeverinë e Vuçiç, eksperti Elezi: Serbia e rreshtuar kundër SHBA! Vulin, organizator i i disa aktiviteteve të dhunshme në Kosovë