Naço te "5 Pyetjet": Reforma në 
në Drejtësi me ndryshimin e KLD

Naço te në Drejtësi me ndryshimin e KLD">
Ndryshimi i formulimit të KLD dhe përfshirja e Gjykatës së Lartë në të do të jenë edhe pikat kryesore të reformën në sistemin e drejtësi bëri të ditur Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i ftuar në emisionin e “5 Pyetjet nga Babaramo.” 

Gjatë emisionit të drejtuar nga Ilir Babaramo, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço e cilësoi si lajm të mirë pjesëmarrjen e opozitës në reformën në drejtësi. Sipas Naços, PD po ndreq gabimin e bërë me reformën territoriale ku vendosi të mos jetë pjesëmarrëse.

“Reformën do ta bëjmë bashkë me partnerët ndërkombëtarë dhe bashkë me opozitën, që të jetë një reformë e qëndrueshme”, deklaron Naço. “Presim që opozita të sjellë ekspertët e vetë.”

Pjesë nga intervista me Nasip Naçon 

Si do bëhet reforma, çfarë do të prekë, çfarë do të ndryshojë?

Lajm i mirë që opozita ka pranuar të jetë pjesë e komisionit për reformën e drejtësisë. Një reformë që nuk ka nisur sot, por që në ditët e para të kësa qeverie është inciuar reformimi i një sërë sistemesh të lidhura me drejtësinë. Gjatë kësaj periudhe është vënë theksi se sistemi i drejtësisë duhet reformuar. Në dhjetor pati një ko,ferencë të përbashkët. Kemi qenë të matur për reformën. Kemi organizuar tryeza të ndryshme ku kemi trajtuar hap pas hapi reformën. Kemi një dokument volimunoz, por të plotë. Mendimet vijnë nga ekspertët mnë të mirë shqptarë dhe ndërkombëtarë.
 
Sipas jush çfarë nuk funksionon?
Ku themi që do të reformojmë Gjykatën e Lartë është se ka mbi 12.000 ceshtje që kanë vite pa u gjykuar. Do shtohet numri i gjykatësve bashkë me buxhetin. Jo të gjitha çështjet do të shkojnë në Gjykatën e Lartë. Do të ulen disa kompetenca të Gjykatës së Lartë. Bashkë me opozitën Reforma të jetë gjithëpërfshirëse. Një pjesë e punës për Gjykatën Administrative nga qeveria e kaluar. Kam gjetur një draft mbi tavolinë, nuk e kemi miratuar se kemi kërkuar mbështetjen e mazhorancës. Opozita doli mbi intersat e veta personale.
 
Si do bëhet filtri për çështjen në Gjykatën e Lartë?
Flas në parim. Në emër të qeverisë i kam kërkuar komisionit të Venecias. Shumë vendime do të marrin formën e prerë në Gjykatën e Apelit. Kemi çmuar
 
Ekziston mundësia që të shkrihet Gjykata e lartë dhe Gjykata Kushtetuese
Do të arrihet në një konkluzion. Unë do të doja një Gjykatë karriere, duke ndryshuar edhe rolin KLD duke e përfshirë Gjykatën e Lartë në të. Do ndryshojë edhe roli i Presidentit, Kreu i KLD të jetë kreu i Gjykatës së Lartë. Po flasim një reformë të përgjithshme. Mënyra e përzgjedhjes së anëtarëve të KLD do të ndryshojë. Të jetë një sistem miks i përzgjedhjes së anëtarëve të KLD-së.  Këta anëtarë hyjnë në borxh me ata që i zgjedhin dhe duhet që t’u kthejnë nderin dhe kjo është shkaku që ajo nuk ka funksionuar.  Nëse fusim edhe Gjykatën e Lartë në KLD, përmirësohet sistemi.
 
Si do të funksionojë? Si do shpërbëhet
Ka disa variante. Do të zgjedhim një nga modelet e vendeve të BE. Ky që kemi nuk funksionon.

Kush do i kontrollojë?
Nuk do i kontrollojë Kryeministri. Ne kërkojmë një vendkontroll të sistemit.
 
Edhe ky që kemi ka vetëkontrollin, por kemi një rast ku pati edhe insestim nga jashtë për ta shkarkuar anëtarin e KLD, por vijon të jetë akoma në KLD dhe gjyqtar në Apel/ Edhe çështja e tij në Prokurori është mbyllur
Prandaj duam ta ndryshojmë formulën e zgjedhjes së anëtarëve të KLD-së. Një formulë mikse që askush të mos ndihet borxh dhe t’ia kthejë përmes një qëndrimi të caktuar. Nuk janë vetëm zërat tanë, por klithma të partnerëve tanë që kërkojnë reformën në drejtësi. Kemi qenë në të njëjtin qëndrim për reformën. Kam kërkuar që të nxjerrim gjyqtarin e vitit sipas vlerësimit të Konferencës së gjyqtarëve. Do zgjedhim një nga modelet e vendeve të BE. Kemi bërë disa ndryshime në KLD, ka dhënë efekte. Nuk është më ajo KLD që bënte emërime e transferime të shumta brenda 2-3 muajsh. Këtë nuk e quajtëm reformë. Bëmë disa ndryshime edhe në procedurën civile. Kemi miratuar ligjin antimafia. Po verifikohet pasuria e gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të lartë. Rezultatet kanë filluar të duken. MD hapi portalin denoncimit të korrupsionit
 
Çfarë rezultatesh ka dhënë?
Ka pasur ankesa të shumta të cilat janë hetuar. Kemi pasur edhe arrestimin e gjyqtarëve. Denoncimi nuk do të bjerë në vesh të shurdhër. Kemi një grup magjistratësh që janë bërë pjesë e sistemit gjyqësor. Nesër takim me një program me USAID për regjistrimin audio-video të seancave.
 
A funksion sistemi, se ka edhe gjyqtarë që i kanë shkatërruar ato?
Funksionon në 38 gjykata. Kemi raste ku në 300 seanca një gjyqtar ka regjistruar vetëm 8 seanca. Kam kërkuar edhe shkarkimin e këtij gjyqtari në KLD, por nuk u pranua. Është ky gjyqtar që KLD e ka pezulluar disa muaj më vonë pasi Prokuroria e akuzonte për fshehje pasurie. KLD është fytyra e gjyqësorit. Objektivat tona transformimi i saj.

Çfarë nuk shkon në sistem?
KLD ka fytyrën e gjyqësorit. Nëse përmirësojmë KLD sistemi do të funksiononte më mirë seç ka funksionuar. Para një viti kishim anëtar të KLD që promovonin e veten e tyre. Unë do të votoj për në filan vend, ti më voto për një tjetër. Kishim një korporatë të këtyre peronave që emëronin dhe ndihmonin njëri-tjetrin. Disa ndryshime që bëmë tani nuk kanë të drejtë të promovojnë veten. Presidenti ka një vit që nuk emëron zv.kryetarin e KLD-së.
Akoma nuk u ka gjetur vend studentëve të Magjistraturës, që të sjellin një frymë të re. Ka një vit e gjysmë që nuk emëron. KLD nuk ka treguar eficencë.
 
Sot  Nuland tha se publiku nuk meriton të votojë njerëz të inkriminuar. Si do të bëhet ky proces?
 
Janë dy projekte një nga mazhoranca dhe një nga opozita. Por rritmet e opozitës para zgjedhjeve ishte që të kërkonte një përfitim politik. Opozita ia ka arritur qëllimit të hedhë baltë mbi veten e vet dhe mbi mazhorancës. Për dekriminalizimin kërkohet vullnet i mazhorancës dhe opozitës. Pas zgjedhjeve opozita nuk kërkon më dekriminalizim. Ka ardhur koha që klasa politike të jetë më e qetë dhe më e matur. Nuk kërkohen ndryshime ligjore, vetëm vullnet i lidershipit të partive politike për të eliminuar të gjithë ata që kanë precedentë apo përceptim të gabuar që mund ta kenë partnerët ndërkombëtarë apo qytetar. Nëse kërkojnë ta bëjmë me ligj atëherë duhet të ndryshojmë kushtetutën.
 
Si to funksionoi nëse nuk arrihet kones për drejtësinë? Do bëhet me votat e opozitës me çdo kusht?
Kemi kërkuar që të kemi gjithëpërfshirje në çdo rast, që reformat të jenë afatgjata.
 
Cffarë parashikon ligji i ri për pronat?
Kuriozitetin për ju do ta heqim ditën e enjte ku do të kemi një konferencë. Është një risi mënyra se si është konceptuar se si do të dëmshpërblehen pronarët. Miratimi i ligjit kërkon dhe mbështetjen e opozitës dhe grupeve të interesit.
 
Sa është fatura?
Është tepër e lartë, të enjten do të keni një shifër të përafërt. Por nuk mund ta kompensojmë të gjithën. Sepse nuk mundet që brezi ynë të lërë investimet dhe të paguajë ish-pronarët. Do kërkojmë mbështetej ne opozitës që të mos e shfrytëzojë këtë për kapital politik, se ishte tetë vjet në pushtet. Ata duhet të heqin cinizmin. Jemi të vendosur për ta zgjidhur njëherë e mirë çështjen e pronave.
 
Brenda sa vitesh e zgjidh?
Nga 10 deri në 15 vjet. Projekti është gati dhe do të diskutohet.
 
Mendoni mos do të ketë kontradikta?
Unë besoj se formula e propozuar është në atë mënyrë që të gjitha palët të dalin të përfituar, por që gjithsecili duhet të lëshojë pak nga vetja e vet. Se në fund të fundit është shoqëria që do të paguajë nga taksat e veta për të paguar ish-pronarët. Të bëjmë një pakt kombëtar për të zgjidhur gabimin e bërë.
 
Ka një kaluzolë në Kushtetutë që thotë që kompensimi i pronës bëhet me vlen e tregut?
Unë besoj që ka ardhur koha që mazhoranca dhe opozita duhet të bëjnë një pakt por edhe personat që do të përfitojnë nga ky pakt duhet të bëjnë një lëshim nga vetja. Ne do të japim një nga zgjidhjet e mundshme.
 
Problemi që hasin investitorët është se për një pronë dalin tre pronarë?
Besoj se për investitorët e huaj dhe strategjikë zgjidhja është dhënë për ata që investojnë mbi 10 milionë dollarë. Por, edhe për ata që investojmë më pak ligji është në fuqi. Me sistemin “alpost” do të bëjmë fotografimin e pronave nga lart. Se kemi pas dhe raste ku pronën në mal e kanë çuar në brendet. Nga Vlora në Karaburun, nga Saranda në Butrint, nga Tirana në Ishëm.

Redaksia Online
(f.s/a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)