Nadal mungon edhe në Laver Cup: Lojtarët e tjerë mund të bëjnë më mirë se unë

Nadal mungon edhe në Laver Cup: Lojtarët e tjerë mund të bëjnë më mirë se unë

Rafael Nadal

Rikthimi i tenistit Rafael Nadal në fushë është shtyrë sërish. Spanjolli do të mungojë në Laver Cup, një turne në të cilën garojnë 'Team Europe' dhe 'Team World' dhe që dy vite më parë “priti” kërcimin e fundit të Roger Federer.

Ky është mesazhi i Nadalit, i ndarë nga llogaritë zyrtare të eventit: “Kjo është një garë ekipore dhe për të mbështetur vërtet 'Team Europe' duhet të bëj atë që është më e mira për ta dhe në këtë moment ka lojtarë të tjerë që mund ta ndihmojnë ekipin të fitojë.

Kam kaq shumë kujtime të mrekullueshme dhe emocionuese nga ndeshjet në Laver Cup dhe mezi prisja të ribashkohesha me shokët e skuadrës dhe Bjorn Borg në vitin e tij të fundit si kapiten. I uroj ekipit Europa fatin më të mirë të mundshëm dhe do bëj tifo nga larg", shkruan spanjolli.

Rafa është tërhequr nga eventi i cili do të zhvillohet nga data 20 deri më 22 shtator në Berlin. Kur do ta shohim sërish në fushë? Për pak më shumë se një muaj është planifikuar eventi milioner në Arabi në të cilin do të jetë i pranishëm edhe numri një i botës, italiani Jannik Sinner.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?



×

Lajmi i fundit

Vinicius e Mbappe me penallti, Real Madrid fiton në udhëtim kundër Sociedad

Vinicius e Mbappe me penallti, Real Madrid fiton në udhëtim kundër Sociedad