Naftëtarët e ARMO-s, Sindikata:
Do ngremë çadrat te Kryeministria

Naftëtarët e ARMO-s, Sindikata:<br />Do ngremë çadrat te Kryeministria<br>
FIER-Pas naftëtarëve edhe Sindikata ka dalë kundër deklaratës së ministrit Ahmetaj duke i kërkuar që ta tërheqë dhe të vendosë në punë rafinerinë e ARMO-s sa më shpejt. Gjithashtu ata kërkojnë që kompania të bëjë shlyerjen e detyrimeve për 1200 punëtorët.

Lëvizja pozitive sfumohet më një rezultat zero. Kërkojmë që ministri të tërheqë deklaratën, kompania IRTC të bëjë larjen e detyrimeve, të rivendoset në punë rafineria. Ky është një rast i përsëritur se zgjidhja nuk ka qenë definitive. Qeverisë i mungon dëshira për ta zgjidhur problemin. Mungon vetëm lënda e parë dhe kjo cështje mund të zgjidhet. Rafineria të kthehet në shtet” deklarojnë ata për mediat.

Ata deklarojnë se qeverinë nuk do të presin pafund qeverinë. “Nëse do të dështojnë të gjitha mënyrat e bisedimeve. Do të ngremë çadrat par Kryeministrisë deri në zgjidhjen e problemit. Protesta do të jetë shumë e madhe. Këtu bëhet fjalë për ekzistencën e një zone të tërë” deklarojnë ata.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj deklaroi dje se naftëtarët e Ballshit dhe Fierit do të marrin pagesat, ndërsa u kërkoi që të regjistroheshin si të papunë. Një vit pas rivënies në punë nga një firmë amerikane e regjistruar në ishujt britanikë Virxhin në bashkëpunim me një firmë shqiptare Rafineria e vetme përpunimit të naftës në Shqipëri ARMO është mbyllur, ndërsa grupi investitor IRTC Oil është larguar.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore