Më 19 mars, çmimi i naftës në Shqipëri, kapi vlerën më të lartë. Deri në 217 lekë për litër, që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme.
Ishte kjo ditë, kur qeveria mori vendimin për të ngritur Bordin e Transparencës, për herë të dytë kjo në vendin tonë, që pas luftës në Ukrainë.
Megjithatë, ka kaluar një javë tashmë, që kompanitë e tregtimit të karburantit nuk e kanë ndryshuar çmimin. Në subjektet më të mëdha, nafta shitet po njësoj nga 214 deri 217 lekë/litër, një çmim i fiksuar ky, përballë të gjitha luhatjeve të forta që ka pësuar nafta në bursë përgjatë kësaj jave.
Report Tv pyeti qeverinë përse Bordi i Transparencës i ngritur pikërisht ditën që nafta kapërceu në 217 lekë, nuk është mbledhur në këto kohë për të ndërhyrë e për të caktuar një çmim tavan.
Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejte, por njoftoi se:
“Bordi sot do të mblidhet, është duke marrë informacion për lëvizjen e çmimeve, bursën me atë që ne shohim në pikën fundore, do të dalë me një vendimmarrje sot”, tha Demo.
Bordi i cakton çmimet duke marrë në konsideratë bursën, vlerën në zhdoganim, koston e transportit dhe fitimin e kompanive, që do të jetë 3 lekë për shumicën dhe 12 lekë për litër për pakicën.
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë të enjte, janë caktuar edhe anëtarët e Bordit të Transparencës.
Subjektet e hidrokarbureve të cilat nuk i respektojnë çmimet e vendosura nga bordi, gjobiten, deri në pezullim të licencës nëse nuk reflektojnë.
Si masë lehtësuese, qeveria ka paralajmëruar se do të ulë me 20% akcizën e naftës, nëse çmimi e kapërcen 220 lekë për litër. Paralelisht do të vijojë punë edhe Task-Forca për kontrollin tërësor të sektorit, për të mos lejuar spekulimet me çmimet por edhe evazionin, si dhe nuk do të ndalet as monitorimi ditor i pikave të shumicës dhe pakicës.
Që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme, nafta është shtrenjtuar me 41 lekë.
Komente











"I dashur", ti nuk del me asnje vendimarrje, jo ti por edhe te gjithe vendet, te cilat ekzistencen dhe progresin e kane te bazuar te nafta dhe derivatet e saj. "I dashur" , jeni ne kurth, nuk mund te merrni vendimarrje, rezerva nuk keni, fjetet ne uje per 17 vjet dhe prisni qe " Kubi i Zi " i Mekes t'ju shpetoj nga "PATKOI", bjeri, bjeri se i bie bukur!! " I dashur", Venezuela ishte sinjali i pare per te ruajtur Wall Street nga rreziku i "Reres" qe hodhen Middle East, amerikanet. Ju e kuptoni, ata jane re mbushur me rere deri ne gryke, duhej te shtonin dhe " reren" tuaj??! Venezuela filloi, por duhet nje 10 vjecar derisa te behet kompetitive ne industrine petrokimike! Deri atehere, levizja e Trump ishte per te ruajtur Wall Street nga " market Crash" i industrise se naftes dhe gazit, qe " Ju i dashur i mbuluat me rere!"
PërgjigjuLère fare se do hapey Hormuzi derisa te kene marre vendim.
PërgjigjuBASTARDE !!!
Përgjigju