Nafta për ushtrinë serbe në 1995
Berisha pranon, vendimi ishte i tij

Nafta për ushtrinë serbe në 1995<br />Berisha pranon, vendimi ishte i tij
Ka ndodhur ajo që nuk mendohej.

Sali Berisha ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Republikës ka pranuar publikisht se qeveria shqiptare ka qenë kundër embargos së naftës që OKB-ja ja kishte vendosur Jugosllavisë së cunguar të Sllobodan Milosheviçit.

Duke pranuar njeheresh se firma “Shqiponja” e PD qe merrej me trafikun e naftës dhe thyerjen e embardos me ish-Jugosllavinë dhe gjithë procesi i takimeve dhe thyerjes se embargos se OKB nuk ka qenë qëndrim i qeverisë “Meksi” por i tij personal si President i Republikes.

Një pohim të tillë Berisha e ka bërë këtë në faqen e tij të Facebook, kur i është përgjigjur një komentuesi që e ka sulmuar për këtë çështje.

Ja çfarë shkruan Berisha:
“B.N keni harrue te shkruani dhe shitjen e detit Greqise me qe permende dhe po perserisni nje trillim bajat njelloj sikur te ishe ndonje enverist apo idhtar i Sllobos Per naften Serbise. Ju bej me dije se publiksht qeveria shqiptare ka qene kunder embargos sepse ajo rendonte kryesisht mbi shqiptaret e Kosoves dhe jo mbi serbet qe furnizoheshin nga Danubi panderprere.

Theksoj se duke qene kunder embargos qeveria shqiptare ka bere gjthçka per respektimin e saja si detyrim nderkombetar. Natyrisht me gjithe perpjekjet tona ka patur kontrabande te cilen fatkeqesisht nuk e ndalon dot plotesist asnje vend. Sidoqoftë te dhenat e OKB deshmonin se 96% te naftes Serbia e mirrte nga Danubi, pra sasia qe mirrte nga kontrabanda me Shqiperine nepermjet liqenit te Shkodres ishte minimale.S.B”.


Kjo është një deklaratë super e bujshme pasi deri sot ende nuk ka pasë asnjë qëndrim të qeverisë shqiptare të asaj kohe ku Sali Berisha ka qenë president dhe Aleksandër Meksi kryeministër, që Tirana zyrtare ta ketë kundërshtuar embargo-n e vendosur nga OKB-ja.

Kjo sepse, nëse futemi në argumentin e Sali Berishës, Kosova nuk mund ta fuste naftën masive kontrabandë ngaqë nafta nuk shpërndahej me makina të vogla. Kjo ka ndodhur edhe me Malin e Zi ku shumë tregëtarë të vegjël dërgonin serberatorët me nga 30 apo 40 litra. Por kjo ka qenë për të furnizuar privatët pra qytetarët që të mblidhnin naftë apo benzinë për makinat e tyre.

Këtu flitet për firmën “Shqiponja” ku pronare juridike ishte PD dhe president i saj Tritan Shehu, e cila dërgonte 95 për qind të naftës nëpërmjet liqenit të Shkodrën, nga një tubacion i vendosur në bazë të një marrëveshje të miratuar nga Sali Berisha, president i Shqipërisë dhe Momir Bulatoviç, president i Malit të zi që ishte një vasal i Sllobos.

Këtë e ka deklaruar vetë Bullatoviçi në librin e tij dhe Berisha kurrë nuk e ka mohuar.

Pra bëhet fjalë për këtë kontrabandë dhe jo atë që disa kuksianë, shumë pak, fare pak çonin në Prizren.

Që ta shpjegojmë situatën më qartë.

Në Jugosllavinë e Sllobos shkoje vetëm me vizë që jepte ambasada në Tiranë. Dhe ajo u jepte disa personave që kishin lidhje jo me Kosovën por lidhje serbo-malazeze.

Edhe në Kukës ka një komunitet që kishte ndonjë lidhje të vogël familjare si serbo-malazez, përshembull gjyshja nga nëna apo babai etj. Dhe këta regjistroheshin në shoqatën Moraça-Rozafa që kontrollohej nga UDB.

Por këto ishin një komunitet i vogël. Shumë e kanë blerë sa “frëngu pulën” vizën pasi korrupsioni ishte marramendës dhe kështu u pasurua familja Millosheviç. Por sasia e naftës që dërgohej në Kosovë ishte maksimumi një zis çisternë vetëm në raste të rralla, të tjerat ishin makina të vogla.

Ndërsa nga liqeni i Shkodrës e jo në Hanin e Hotit, sepse ishin vëzhguesit e OKB, kalonin tankerat e kompanisë Shqiponja që vinin me autokolonë maunesh prej Greqisë.

Kjo është e vërteta dhe Berisha e pranoi për herë të parë"./Pamfleti.com

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra